Sulejman ibn Harbi na ka thënë: Na ka treguar Shuëbe, e ky nga Zubejdi, e ky nga Shabiu se Berai (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Pejgamberi ﷺ na ligjëroi ditën e Bajramit të Kurbanit dhe na tha: “Gjëja e parë që veprojmë këtë ditë është namazi, pastaj kthehemi dhe i therim kurbanet. Ai që vepron kështu, ia ka qëlluar Sunetit tonë. Ndërkaq, ai që ther para namazit, nuk ka therur kurban, por thjesht i ka ofruar mish familjes së vet.” Daja im, Ebu Berde ibn Nijari, u ngrit dhe tha: - O i Dërguari i Allahut! Unë kam therur para namazit, por posedoj një kec, që është më i mirë sesa një e tillë njëvjeçare. - “There këtë në vend të saj, - ose ka thënë: there atë, - por askujt tjetër pas teje nuk i lejohet të therë dhi më të vogël se njëvjeçare”, - tha Pejgamberi ﷺ.”
حَدَّثَنَا سُلَيْمَانُ بْنُ حَرْبٍ قَالَ: حَدَّثَنَا شُعْبَةُ، عَنْ زُبَيْدٍ، عَنِ الشَّعْبِيِّ، عَنِ الْبَرَاءِ قَالَ: خَطَبَنَا النَّبِيُّ ﷺ يَوْمَ النَّحْرِ فَقَالَ: "إِنَّ أَوَّلَ مَا نَبْدَأُ بِهِ فِي يَوْمِنَا هَذَا: أَنْ نُصَلِّيَ ثُمَّ نَرْجِعَ فَنَنْحَرَ، فَمَنْ فَعَلَ ذَلِكَ فَقَدْ أَصَابَ سُنَّتَنَا، وَمَنْ ذَبَحَ قَبْلَ أَنْ يُصَلِّيَ فَإِنَّمَا هُوَ لَحْمٌ عَجَّلَهُ لأَهْلِهِ، لَيْسَ مِنَ النُّسُكِ فِي شَىْءٍ". فَقَامَ خَالِي أَبُو بُرْدَةَ بْنُ نِيَارٍ فَقَالَ: يَا رَسُولَ اللَّهِ! أَنَا ذَبَحْتُ قَبْلَ أَنْ أُصَلِّيَ وَعِنْدِي جَذَعَةٌ خَيْرٌ مِنْ مُسِنَّةٍ. قَالَ: "اجْعَلْهَا مَكَانَهَا ـ أَوْ قَالَ اذْبَحْهَا - وَلَنْ تَجْزِيَ جَذَعَةٌ عَنْ أَحَدٍ بَعْدَكَ".