Sahihu i Buhariut — Hadithi 97

Dituria · Transmetuesi: Ebu Musa Eshariu

Shqip

Muhamed ibn Selami na ka thënë: Na ka treguar Muharibi, e këtij i ka treguar Salih ibn Hajani se Amir Shabiu ka thënë: Më ka treguar Ebu Burde se Ebu Musai (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Tre persona kanë shpërblim të dyfishtë: 1. Personi, ithtar i Librit , që e ka besuar pejgamberin e vet dhe e beson Muhamedin ﷺ; 2. Robi që kryen detyrat ndaj Allahut Fuqiplotë dhe detyrat ndaj zotërisë së vet; 3. Personi që posedon robëreshë, të cilën e edukon dhe e mëson në formën më të mirë, e pastaj e liron dhe martohet me të, i tilli shpërblehet dy herë.” Pastaj, Amiri i tha nxënësit të tij: “Ta dhamë këtë hadith pa ndonjë mund të madh, ndërsa më herët njerëzit udhëtonin deri në Medinë për diçka edhe më të vogël se kjo.”

Arabisht

حَدَّثَنَا مُحَمَّدٌ بْنُ سَلاَمٍ قَالَ: حَدَّثَنَا الْمُحَارِبِيُّ قَالَ: حَدَّثَنَا صَالِحُ بْنُ حَيَّانَ قَالَ: قَالَ عَامِرٌ الشَّعْبِيُّ: حَدَّثَنِي أَبُو بُرْدَةَ، عَنْ أَبِيهِ قَالَ: قَالَ رَسُولُ اللَّهِ ﷺ: "ثَلاَثَةٌ لَهُمْ أَجْرَانِ: ١. رَجُلٌ مِنْ أَهْلِ الْكِتَابِ آمَنَ بِنَبِيِّهِ، وَآمَنَ بِمُحَمَّدٍ ﷺ، ٢. وَالْعَبْدُ الْمَمْلُوكُ إِذَا أَدَّى حَقَّ اللَّهِ وَحَقَّ مَوَالِيهِ، ٣. وَرَجُلٌ كَانَتْ عِنْدَهُ أَمَةٌ فَأَدَّبَهَا، فَأَحْسَنَ تَأْدِيبَهَا، وَعَلَّمَهَا فَأَحْسَنَ تَعْلِيمَهَا، ثُمَّ أَعْتَقَهَا فَتَزَوَّجَهَا، فَلَهُ أَجْرَانِ". ثُمَّ قَالَ عَامِرٌ: أَعْطَيْنَاكَهَا بِغَيْرِ شَىْءٍ، قَدْ كَانَ يُرْكَبُ فِيمَا دُونَهَا إِلَى الْمَدِينَةِ.

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/97