Sahihu i Buhariut — Hadithi 976

Dy Bajramet · Transmetuesi: Bera ibn Azibi

Shqip

Ebu Nuajmi na ka thënë: Na ka treguar Muhamed ibn Talhai, e ky nga Zubejdi, e ky nga Shabiu se Berai (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Ditën e Bajramit të Kurbanit, Pejgamberi ﷺ doli në drejtim të Bekies dhe fali namazin e Bajramit dy rekate, pastaj u kthye me fytyrë nga ne dhe na tha: “Gjëja e parë që veprojmë këtë ditë është namazi, pastaj kthehemi dhe i therim kurbanet. Ai që vepron kështu, ia ka qëlluar Sunetit tonë. Ndërkaq, ai që ther para namazit, nuk ka therur kurban, por thjesht i ka ofruar mish familjes së vet.” Një burrë u ngrit dhe tha: - O i Dërguari i Allahut, unë tashmë e kam therur (para namazit), por posedoj një kec, që është më i mirë sesa një e tillë njëvjeçare. - “There, por kjo nuk i lejohet askujt tjetër pas teje”, - tha Pejgamberi ﷺ.”

Arabisht

حَدَّثَنَا أَبُو نُعَيْمٍ قَالَ: حَدَّثَنَا مُحَمَّدُ بْنُ طَلْحَةَ، عَنْ زُبَيْدٍ، عَنِ الشَّعْبِيِّ، عَنِ الْبَرَاءِ قَالَ: خَرَجَ النَّبِيُّ ﷺ يَوْمَ أَضْحًى إِلَى الْبَقِيعِ فَصَلَّى الْعِيدَ رَكْعَتَيْنِ، ثُمَّ أَقْبَلَ عَلَيْنَا بِوَجْهِهِ وَقَالَ: "إِنَّ أَوَّلَ نُسُكِنَا فِي يَوْمِنَا هَذَا أَنْ نَبْدَأَ بِالصَّلاَةِ، ثُمَّ نَرْجِعَ فَنَنْحَرَ، فَمَنْ فَعَلَ ذَلِكَ فَقَدْ وَافَقَ سُنَّتَنَا، وَمَنْ ذَبَحَ قَبْلَ ذَلِكَ فَإِنَّمَا هُوَ شَىْءٌ عَجَّلَهُ لأَهْلِهِ، لَيْسَ مِنَ النُّسُكِ فِي شَىْءٍ ". فَقَامَ رَجُلٌ فَقَالَ: يَا رَسُولَ اللَّهِ! إِنِّي ذَبَحْتُ وَعِنْدِي جَذَعَةٌ خَيْرٌ مِنْ مُسِنَّةٍ. قَالَ: "اذْبَحْهَا، وَلاَ تَفِي عَنْ أَحَدٍ بَعْدَكَ".

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/976