Sahihu i Buhariut — Hadithi 98

Dituria · Transmetuesi: Abdullah ibn Abasi

Shqip

Sulejman ibn Harbi na ka thënë: Na ka treguar Shuëbe, e ky nga Ejubi se Atai tregon: “E kam dëgjuar Ibn Abasin duke thënë: “Dëshmoj se Pejgamberi ﷺ, - ose ka thënë: Dëshmoj se Ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të!), - transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ doli bashkë me Bilalin, duke menduar se gratë nuk kishin dëgjuar, andaj shkoi tek ato, i këshilloi dhe i urdhëroi që të jepnin lëmoshë. Si rrjedhojë, gratë filluan t'i jepnin vathët dhe unazat (sadaka), ndërsa Bilali i tubonte ato në rrobën e tij.” Ismaili transmeton nga Ejubi, e ky nga Atai, e ky nga Ibn Abasi se ka thënë: “Dëshmoj se Pejgamberi ﷺ.”

Arabisht

حَدَّثَنَا سُلَيْمَانُ بْنُ حَرْبٍ قَالَ: حَدَّثَنَا شُعْبَةُ، عَنْ أَيُّوبَ قَالَ: سَمِعْتُ عَطَاءً قَالَ: سَمِعْتُ ابْنَ عَبَّاسٍ قَالَ: أَشْهَدُ عَلَى النَّبِيِّ ﷺ - أَوْ قَالَ عَطَاءٌ أَشْهَدُ عَلَى ابْنِ عَبَّاسٍ - أَنَّ رَسُولَ اللَّهِ ﷺ خَرَجَ وَمَعَهُ بِلاَلٌ، فَظَنَّ أَنَّهُ لَمْ يُسْمِعِ النِّسَاءَ فَوَعَظَهُنَّ، وَأَمَرَهُنَّ بِالصَّدَقَةِ، فَجَعَلَتِ الْمَرْأَةُ تُلْقِي الْقُرْطَ وَالْخَاتَمَ، وَبِلاَلٌ يَأْخُذُ فِي طَرَفِ ثَوْبِهِ‏.‏ وَقَالَ إِسْمَاعِيلُ عَنْ أَيُّوبَ عَنْ عَطَاءٍ. وَقَالَ عَنِ ابْنِ عَبَّاسٍ: أَشْهَدُ عَلَى النَّبِيِّ ‏ﷺ.

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/98