Hamid ibn Omeri na ka thënë: Na ka treguar Hamad ibn Zejdi, e ky nga Ejubi, e ky nga Muhamedi se Enes ibn Maliku (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se i Dërguari i Allahut ﷺ u fal ditën e Bajramit të Kurbanit dhe, gjatë ligjërimit, urdhëroi që ai që kishte bërë therjen para namazit, të therte përsëdyti (pas faljes). Një burrë ensar tha: “O i Dërguari i Allahut! Unë kam disa fqinjë, - nevojtarë, ose ka thënë: të varfër, - andaj kam bërë therjen para namazit. Mirëpo, posedoj një dhi më të vogël se njëvjeçare, që e dua më shumë sesa dy dele (a ta ther atë në vend të deles?).” Sakaq, Pejgamberi ﷺ ia lejoi këtë gjë atij.
حَدَّثَنَا حَامِدُ بْنُ عُمَرَ، عَنْ حَمَّادِ بْنِ زَيْدٍ، عَنْ أَيُّوبَ، عَنْ مُحَمَّدٍ، أَنَّ أَنَسَ بْنَ مَالِكٍ قَالَ: إِنَّ رَسُولَ اللَّهِ ﷺ صَلَّى يَوْمَ النَّحْرِ، ثُمَّ خَطَبَ فَأَمَرَ مَنْ ذَبَحَ قَبْلَ الصَّلاَةِ أَنْ يُعِيدَ ذَبْحَهُ. فَقَامَ رَجُلٌ مِنَ الأَنْصَارِ فَقَالَ: يَا رَسُولَ اللَّهِ! جِيرَانٌ لِي - إِمَّا قَالَ: بِهِمْ خَصَاصَةٌ، وَإِمَّا قَالَ: بِهِمْ فَقْرٌ - وَإِنِّي ذَبَحْتُ قَبْلَ الصَّلاَةِ وَعِنْدِي عَنَاقٌ لِي أَحَبُّ إِلَىَّ مِنْ شَاتَىْ لَحْمٍ. فَرَخَّصَ لَهُ فِيهَا.