Umdetul Ahkam — Hadithi 11

Pastërtia · Transmetuesi: Ebu Hurejra

Shqip

Nuajm Muxhmiri rrëfen: “Së bashku me Ebu Hurejrën (Allahu qoftë i kënaqur me të!) hipëm mbi xhami. Ai mori abdes dhe tha: “E kam dëgjuar Pejgamberin ﷺ duke thënë: “Ditën e Kiametit umeti im do të paraqitet me balle dhe gjymtyrë të shndritura nga gjurmët e abdesit. Andaj, kushdo që mund ta rrisë shndritjen, le ta bëjë.” Ndërkaq, në tekstin e Muslimit: “Nuajm ibn Abdullahu tregon se e ka parë Ebu Hurejrën të marrë abdes, e në atë rast ai lau fytyrën dhe dy krahët pothuajse deri në supe. Pastaj lau këmbët deri në kërcir dhe tha: “E kam dëgjuar të Dërguarin e Allahut ﷺ të thotë: “Në Ditën e Kiametit, u meti im do të vijë me ballë dhe gjymtyrë të shndritura nga gjurmët e abdesit. Prandaj, ai që mund ta rrisë shndritjen e gjymtyrëve, le ta bëjë.”

Arabisht

عَنْ نُعَيْمٍ الْمُجْمِرِ قَالَ: رَقِيتُ مَعَ أَبِي هُرَيْرَةَ عَلَى ظَهْرِ الْمَسْجِدِ، فَتَوَضَّأَ فَقَالَ: إِنِّي سَمِعْتُ النَّبِيَّ ﷺ يَقُولُ: "إِنَّ أُمَّتِي يُدْعَوْنَ يَوْمَ الْقِيَامَةِ غُرًّا مُحَجَّلِينَ مِنْ آثَارِ الْوُضُوءِ، فَمَنِ اسْتَطَاعَ مِنْكُمْ أَنْ يُطِيلَ غُرَّتَهُ فَلْيَفْعَلْ" و في لفظ لمسلم: عَنْ نُعَيْمِ بْنِ عَبْدِ اللهِ: أَنَّهُ رَأَى أَبَا هُرَيْرَةَ يَتَوَضَّأُ، فَغَسَلَ وَجْهَهُ وَيَدَيْهِ حَتَّى كَادَ يَبْلُغُ الْمَنْكِبَيْنِ، ثُمَّ غَسَلَ رِجْلَيْهِ حَتَّى رَفَعَ إِلَى السَّاقَيْنِ، ثُمَّ قَالَ: سَمِعْتُ رَسُولَ اللهِ ﷺ يَقُولُ: "إِنَّ أُمَّتِي يَأْتُونَ يَوْمَ الْقِيَامَةِ غُرًّا مُحَجَّلِينَ مِنْ أَثَرِ الْوُضُوءِ، فَمَنِ اسْتَطَاعَ مِنْكُمْ أَنْ يُطِيلَ غُرَّتَهُ فَلْيَفْعَلْ".

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/umdetul-ahkam/11