Umdetul Ahkam — Hadithi 11
11. Nga: Ebu Hurejra
Nuajm Muxhmiri rrëfen: “Së bashku me Ebu Hurejrën (Allahu qoftë i kënaqur me të!) hipëm mbi xhami. Ai mori abdes dhe tha: “E kam dëgjuar Pejgamberin ﷺ duke thënë: “Ditën e Kiametit umeti im do të paraqitet me balle dhe gjymtyrë të shndritura nga gjurmët e abdesit. Andaj, kushdo që mund ta rrisë shndritjen, le ta bëjë.”
Ndërkaq, në tekstin e Muslimit: “Nuajm ibn Abdullahu tregon se e ka parë Ebu Hurejrën të marrë abdes, e në atë rast ai lau fytyrën dhe dy krahët pothuajse deri në supe. Pastaj lau këmbët deri në kërcir dhe tha: “E kam dëgjuar të Dërguarin e Allahut ﷺ të thotë: “Në Ditën e Kiametit, umeti im do të vijë me ballë dhe gjymtyrë të shndritura nga gjurmët e abdesit. Prandaj, ai që mund ta rrisë shndritjen e gjymtyrëve, le ta bëjë.”
Referenca: Umdetul Ahkam 11