Abdullah ibn Mesudi (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) tregon: “I Dërguari i Allahut ﷺ ma mësoi teshehudin sikurse më mësonte një sure të Kuranit, ndërkohë shuplaka ime ishte mes dy shuplakave të tij: "Etehijatu lilahi ve salavatu ve tajibatu. Eselamu alejke ejuhe nebiju ve rahmetullahi ve berekatuhu. Eselamu alejna ve ala ibadilahi salihin. Eshhedu en la ilahe il-lallah ve eshhedu ene Muhameden abduhu ve resuluhu (Përshëndetjet, lutjet dhe mirësitë i takojnë Allahut. Paqja, mëshira dhe bekimi qofshin mbi ty, o Pejgamber! Paqja qoftë mbi ne dhe mbi të gjithë robërit e mirë! Dëshmoj se s'ka të adhuruar të denjë përveç Allahut dhe dëshmoj se Muhamedi është rob dhe i Dërguari i Tij) ." Në një tekst qëndron: "Kur dikush të ulet në namaz, le të thotë: “Etehijatu lilahi...” Në të njëjtin transmetin qëndron: "Duke e thënë këtë, përshëndetni çdo rob të mirë të Allahut, në qiell dhe Tokë.” Po ashtu qëndron: “Pas kësaj, le të zgjedhë çfarë të dojë prej lutjeve.”
عَنْ عَبْدِ اللَّهِ بْنِ مَسعودِِ رَضِيَ اللَّهُ عَنْهُ قَالَ: عَلَّمَنِي رَسُولُ اللَّهِ ﷺ التَّشَهُّدَ - وَكَفِّي بَيْنَ كَفَّيْهِ - كَمَا يُعَلِّمُنِي السُّورَةَ مِنَ الْقُرْآنِ: "التَّحِيَّاتُ لِلَّهِ وَالصَّلَوَاتُ وَالطَّيِّبَاتُ، السَّلاَمُ عَلَيْكَ أَيُّهَا النَّبِيُّ وَرَحْمَةُ اللَّهِ وَبَرَكَاتُهُ، السَّلاَمُ عَلَيْنَا وَعَلَى عِبَادِ اللَّهِ الصَّالِحِينَ، أَشْهَدُ أَنْ لاَ إِلَهَ إِلاَّ اللَّهُ وَأَشْهَدُ أَنَّ مُحَمَّدًا عَبْدُهُ وَرَسُولُهُ. وفي لفظِِ: "فَإِذَا قَعَدَ أَحَدُكُمْ فِي الصَّلاَةِ فَلْيَقُلِ: التَّحِيَّاتُ لِلَّهِ..." فذكره، وفِيهِ: "فَإِنَّكُمْ إِذَا فَعَلْتُمْ ذَلِكَ فَقَدْ سَلَّمْتُمْ عَلَى كُلِّ عَبْدٍ لِلَّهِ صَالِحٍ فِي السَّمَاءِ وَالأَرْضِ". وفيهِ: " فليَتَخَيَّر مِنَ الْمَسْأَلَةِ مَا شَاءَ".