Umdetul Ahkam — Hadithi 123
14. Nënkapitulli: Teshehudi në namaz
123. Nga: Abdullah ibn Mesudi
Abdullah ibn Mesudi (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) tregon: “I Dërguari i Allahut ﷺ ma mësoi teshehudin sikurse më mësonte një sure të Kuranit, ndërkohë shuplaka ime ishte mes dy shuplakave të tij: "Etehijatu lilahi ve salavatu ve tajibatu. Eselamu alejke ejuhe nebiju ve rahmetullahi ve berekatuhu. Eselamu alejna ve ala ibadilahi salihin. Eshhedu en la ilahe il-lallah ve eshhedu ene Muhameden abduhu ve resuluhu (Përshëndetjet, lutjet dhe mirësitë i takojnë Allahut. Paqja, mëshira dhe bekimi qofshin mbi ty, o Pejgamber! Paqja qoftë mbi ne dhe mbi të gjithë robërit e mirë! Dëshmoj se s'ka të adhuruar të denjë përveç Allahut dhe dëshmoj se Muhamedi është rob dhe i Dërguari i Tij)."
Në një tekst qëndron: "Kur dikush të ulet në namaz, le të thotë: “Etehijatu lilahi...” Në të njëjtin transmetin qëndron: "Duke e thënë këtë, përshëndetni çdo rob të mirë të Allahut, në qiell dhe Tokë.”
Po ashtu qëndron: “Pas kësaj, le të zgjedhë çfarë të dojë prej lutjeve.”
Referenca: Umdetul Ahkam 123