Umdetul Ahkam — Hadithi 127

Namazi · Transmetuesi: Aishe bint Ebu Bekri

Shqip

Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se, qëkurse Pejgamberit ﷺ i ka zbritur surja Nasr, gjithmonë e ka thënë gjatë namazit këtë lutje: “Subhaneke Allahume Rabena, ve bihamdike. Allahume gfir li (I Lartmadhëruar qofsh, o Allah, Zoti ynë, Ty të falënderojmë! O Allah, më fal mua) !” Ndërkaq, në një transmetim qëndron: “Pejgamberi ﷺ shpesh thoshte në ruku dhe sexhde: “Subhaneke Allahume Rabena, ve bihamdike, Allahume igfir li (I Lartmadhëruar qofsh, o Allah, Zoti ynë, Ty të falënderojmë! O Allah, më fal mua) !”

Arabisht

عَنْ عَائِشَةَ رضى الله عنها قَالَتْ: مَا صَلَّى النَّبِيُّ ﷺ صَلاَةً بَعْدَ أَنْ نَزَلَتْ عَلَيْهِ: { إِذَا جَاءَ نَصْرُ اللَّهِ وَالْفَتْحُ} [النصر:١] إِلاَّ يَقُولُ فِيهَا: "سُبْحَانَكَ اللَّهُمَّ رَبَّنَا وَبِحَمْدِكَ، اللَّهُمَّ اغْفِرْ لِي". و في لفظِِ: كَانَ رَسُولُ اللَّهِ ﷺ يُكْثِرُ أَنْ يَقُولَ فِي رُكُوعِهِ وَسُجُودِهِ: "سُبْحَانَكَ اللَّهُمَّ رَبَّنَا وَبِحَمْدِكَ، اللَّهُمَّ اغْفِرْ لِي!"

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/umdetul-ahkam/127