Umdetul Ahkam — Hadithi 127
14. Nënkapitulli: Teshehudi në namaz
127. Nga: Aishe bint Ebu Bekri
Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se, qëkurse Pejgamberit ﷺ i ka zbritur surja Nasr, gjithmonë e ka thënë gjatë namazit këtë lutje: “Subhaneke Allahume Rabena, ve bihamdike. Allahume gfir li (I Lartmadhëruar qofsh, o Allah, Zoti ynë, Ty të falënderojmë! O Allah, më fal mua)!”
Ndërkaq, në një transmetim qëndron: “Pejgamberi ﷺ shpesh thoshte në ruku dhe sexhde: “Subhaneke Allahume Rabena, ve bihamdike, Allahume igfir li (I Lartmadhëruar qofsh, o Allah, Zoti ynë, Ty të falënderojmë! O Allah, më fal mua)!”
Referenca: Umdetul Ahkam 127