Umdetul Ahkam — Hadithi 133

Namazi · Transmetuesi: Ebu Hurejra

Shqip

Sumeji, i çrobëruari i Ebu Bekër ibn Abdurahman ibn Harith ibn Hishamit, e ky nga Ebu Salih Semani se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se muhaxhirët e varfër shkuan tek i Dërguari i Allahut ﷺ dhe i thanë: “Të pasurit na e kaluan në gradat e larta dhe në mirësitë e përjetshme! - “Si ashtu?” - pyeti Pejgamberi ﷺ. - Po falen siç po falemi ne, po agjërojnë siç agjërojmë ne, madje ata japin sadaka, kurse ne nuk japim, lirojnë robër, ndërsa ne nuk kemi mundësi për këtë. - “A t'ju mësoj një gjë, me të cilën do t'i arrini ata që ju kanë kaluar dhe do t'ua kaloni atyre pas jush e askush nuk do të jetë më i mirë se ju, përveç dikush që vepron siç veproni ju?” - u tha Pejgamberi ﷺ. - Posi, o i Dërguari i Allahut! - u përgjigjën. - “Bëni tesbih (subhanallah) , tekbir (Allahu ekber) dhe tahmid (elhamdulilah) pas çdo namazi tridhjetë e tri herë,” - i porositi Pejgamberi ﷺ. Ebu Salihu tregon: “Pas një kohe, muhaxhirët e varfër u kthyen tek i Dërguari i Allahut ﷺ dhe i thanë: “Vëllezërit tanë të pasur dëgjuan se çfarë po veprojmë, andaj edhe ata po veprojnë njëjtë.” Atëherë, Pejgamberi ﷺ u tha: “Kjo është mirësia e Allahut: ia jep kujt të dojë.” Sumeji ka thënë: “Këtë hadith ia tregova dikujt prej familjes sime dhe më tha: “Të është përzier, sepse Pejgamberi ﷺ të ka thënë: “E lartëson Allahun (subhanallah) tridhjetë e tri herë, e falënderon Allahun (elhamdulilah) tridhjetë e tri herë dhe e madhëron Allahun (Allahu ekber) tridhjetë e tri herë.” Kur u ktheva tek Ebu Salihu dhe ia tregova këtë, ai më mori për dore dhe më tha: “Allahu ekber, subhanallah, elhamdulilah. Allahu ekber, subhanallah, elhamdulilah"; kështu vazhdon derisa të gjitha së bashku bëhen tridhjetë e tri herë.”

Arabisht

عَنْ سُمَيٍّ مَوْلَى أَبِي بَكْرِ بْنِ عَبْدِ الرَّحْمَنِ بْنِ الْحَارِثِ بْنِ هِشَامِ ، عَنْ أَبِي صَالِحٍ السَّمَّانِ، عَنْ أَبِي هُرَيْرَةَ رَضِيَ اللَّهُ عَنْهُ : أَنَّ فُقَرَاءَ المُهَاجِرِينَ أَتَوْا رَسُولَ اللهِ ﷺ فَقَالُوا:يَا رَسُولَ اللهِ! قَد ذَهَبَ أَهْلُ الدُّثُورِ بِالدَّرَجَاتِ الْعُلَى، وَالنَّعِيمِ الْمُقِيمِ. فَقَالَ: "وَمَا ذَاكَ؟" قَالُوا: يُصَلُّونَ كَمَا نُصَلِّي، وَيَصُومُونَ كَمَا نَصُومُ، وَيَتَصَدَّقُونَ وَلَا نَتَصَدَّقُ، وَيُعْتِقُونَ وَلَا نُعْتِقُ. فَقَالَ رَسُولُ اللهِ ﷺ: "أَفَلَا أُعَلِّمُكُمْ شَيْئًا تُدْرِكُونَ بِهِ مَنْ سَبَقَكُمْ، وَتَسْبِقُونَ بِهِ مَنْ بَعْدَكُمْ، وَلَا يَكُونُ أَحَدٌ أَفْضَلَ مِنْكُمْ إِلَّا مَنْ صَنَعَ مِثْلَ مَا صَنَعْتُمْ؟" قَالُوا: بَلَى يَا رَسُولُ اللهِ! قَالَ: "تُسَبِّحُونَ وَتُكَبِّرُونَ وَتَحْمَدُونَ دُبُرَ كُلِّ صَلَاةٍ ثَلَاثًا وَثَلَاثِينَ مَرَّةً". قَالَ أَبُو صَالِحٍ: فَرَجَعَ فُقَرَاءُ الْمُهَاجِرِينَ إِلَى رَسُولِ اللهِ ﷺ، فَقَالُوا: يَا رَسُولَ اللهِ! سَمِعَ إِخْوَانُنَا أَهْلُ الْأَمْوَالِ بِمَا فَعَلْنَا، فَفَعَلُوا مِثْلَهُ. فَقَالَ رَسُولِ اللهِ ﷺ: "ذَلِكَ فَضْلُ اللهِ يُؤْتِيهِ مَنْ يَشَاءُ". قَالَ سُمَيٌّ: فَحَدَّثْتُ بَعْضَ أَهْلِي بِهَذَا الْحَدِيثِ، فَقَالَ: وَهِمْتَ، إِنَّمَا قَالَ لَكَ: "تُسَبِّحُ اللهَ ثَلَاثًا وَثَلَاثِينَ، وَتَحْمَدُ اللهَ ثَلَاثًا وَثَلَاثِينَ، وَتُكَبِّرُ اللهَ ثَلَاثًا وَثَلَاثِينَ". فَرَجَعْتُ إِلَى أَبِي صَالِحٍ، فَذَكَرْتُ لَهُ ذَلِكَ فَقَالَ: اللهُ أَكْبَرُ وَسُبْحَانَ اللهِ وَالْحَمْدُ لِلَّهِ، حَتَّى تَبْلُغَ مِنْ جَمِيعِهِنَّ ثَلَاثَةً وَثَلَاثِينَ.

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/umdetul-ahkam/133