Umdetul Ahkam — Hadithi 137

Namazi · Transmetuesi: Sehël ibn Sad Saidiu

Shqip

Sehël ibn Sad Saidiu tregon se disa burra filluan të debatonin rreth minberit (të Pejgamberit ﷺ) se prej çfarë materiali ishte i punuar. Sehli tha: “Me brukën e Gabës. E kam parë të Dërguarin duke u ngritur mbi të: mori tekbirin dhe njerëzit iu bashkëngjitën, ndërsa ai ishte në minber, pastaj u kthye e zbriti nga mbrapa e ra në sexhde në fund të minberit dhe u kthye sërish (hipi mbi të) derisa e përfundoi namazin, u kthye nga njerëzit dhe u tha: “O njerëz! Veprova kështu që të më pasoni dhe ta mësoni namazin tim.” Në një tekst: “I Dërguarin i Allahut ﷺ u fal në të: mori tekbirin duke qenë mbi të dhe ra në ruku, pastaj zbriti duke ecur mbrapsht.”

Arabisht

عَنْ سَهْلِ بْنِ سَعْدٍ السَّاعِدِيِّ رَضِى اللهُ عنه: أَنَّ رِجَالًا تَمَارَوا فِي مِنْبَرِ رَسُوْلِ اللهِ صَلَّى اللهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ: من أي عود هو؟ فقَالَ سَهْلُُ: مِنْ طَرْفَاءِ الغَابةِ، وقد رَأَيْتُ رَسُولَ اللَّه ِ صلّى الله عليه وسلّم قََامَ عَلَيهِ، فَكَبَّرَ وَكَبَّرَ النَّاسُ وَرَاءَهُ وَهُوَ عَلَى الْمِنْبَرِ، ثُمَّ رَجَعَ، وَنَزَلَ الْقَهْقَرَى حَتَّى سَجَدَ فِي أَصْلِ الْمِنْبَرِ، ثُمَّ عَادَ حَتَّى فَرَغَ مِنْ آخِرِ صَلاتِهِ، ثُمَّ أَقْبَلَ عَلَى النَّاسِ فَقَالَ: "أَيُّهَا النَّاسُ! إنَّمَا صَنَعْتُ هَذَا لِتَأْتَمُّوا بِي، وَلِتَعْلَّمُوا صَلاتِي". وَفِي لَفْظٍ: صَلَّى وَهُوَعَلَيْهَا، ثُمَّ كَبَّرَ عَلَيْهَا، ثُمَّ رَكَعَ عَلَيْهَا، ثُمَّ نَزَلَ الْقَهْقَرَى.

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/umdetul-ahkam/137