Umdetul Ahkam — Hadithi 137
19. Nënkapitulli: Namazi i xhumasë
137. Nga: Sehël ibn Sad Saidiu
Sehël ibn Sad Saidiu tregon se disa burra filluan të debatonin rreth minberit (të Pejgamberit ﷺ) se prej çfarë materiali ishte i punuar. Sehli tha: “Me brukën e Gabës. E kam parë të Dërguarin duke u ngritur mbi të: mori tekbirin dhe njerëzit iu bashkëngjitën, ndërsa ai ishte në minber, pastaj u kthye e zbriti nga mbrapa e ra në sexhde në fund të minberit dhe u kthye sërish (hipi mbi të) derisa e përfundoi namazin, u kthye nga njerëzit dhe u tha: “O njerëz! Veprova kështu që të më pasoni dhe ta mësoni namazin tim.”
Në një tekst: “I Dërguarin i Allahut ﷺ u fal në të: mori tekbirin duke qenë mbi të dhe ra në ruku, pastaj zbriti duke ecur mbrapsht.”
Referenca: Umdetul Ahkam 137