Umdetul Ahkam — Hadithi 146

Namazi · Transmetuesi: Bera ibn Azibi

Shqip

Bera ibn Azibi (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) tregon: “Pejgamberi ﷺ na mbajti hutben pas namazit të Bajramit të Kurbanit, e në atë rast na tha: “Ai që falet sikurse ne e pastaj (pas namazit) ther kurbanin sikurse ne, ia ka qëlluar Sunetit. Ndërkaq, atij që ther kurbanin para namazit, nuk i pranohet për kurban.” Ebu Berde ibn Nijari, daja i Bera ibn Azibit, tha: - O i Dërguari i Allahut! Unë kam therur një dele para namazit. Ngaqë sot është ditë ngrënieje e pirjeje, doja që delja ime të ishte e para që theret në shtëpinë time, kështu që e thera dhe hëngra prej saj, para se të vija për namaz. - “Delja jote konsiderohet therje për mish (e jo kurban) ”, - i tha Pejgamberi ﷺ. - O i Dërguari i Allahut! Ne posedojmë një dhi më të vogël se njëvjeçare, porse është më e dashur për mua sesa dy dele. A do të më mjaftonte ajo? - e pyeti sërish. - “Po , ama kjo nuk lejohet për të tjerët pas teje”, - i tha Pejgamberi ﷺ.

Arabisht

عَنِ الْبَرَاءِ بْنِ عَازِبٍ رضى الله عنهما قَالَ: خَطَبَنَا النَّبِيُّ ﷺ يَوْمَ الأَضْحَى بَعْدَ الصَّلاَةِ فَقَالَ: "مَنْ صَلَّى صَلاَتَنَا، وَنَسَكَ نُسُكَنَا، فَقَدْ أَصَابَ النُّسُكَ، وَمَنْ نَسَكَ قَبْلَ الصَّلاَةِ فَلاَ نُسُكَ لَهُ". فَقَالَ أَبُو بُرْدَةََ بْنُ نِيَارٍ- خَالُ الْبَرَاءِ بْنِ عَازِبٍ -: يَا رَسُولَ اللَّهِ! إِنِّي نَسَكْتُ شَاتِي قَبْلَ الصَّلاَةِ، وَعَرَفْتُ أَنَّ الْيَوْمَ يَوْمُ أَكْلٍ وَشُرْبٍ، وَأَحْبَبْتُ أَنْ تَكُونَ شَاتِي أَوَّلَ مَا يُذْبَحُ فِي بَيْتِي، فَذَبَحْتُ شَاتِي، وَتَغَدَّيْتُ قَبْلَ أَنْ آتِيَ الصَّلاَةَ. قَالَ: "شَاتُكَ شَاةُ لَحْمٍ". قَالَ: يَا رَسُولَ اللَّهِ! فَإِنَّ عِنْدَنَا عَنَاقًا هِيَ أَحَبُّ إِلَىَّ مِنْ شَاتَيْنِ، أَفَتَجْزِي عَنِّي؟ قَالَ: "نَعَمْ، وَلَنْ تَجْزِيَ عَنْ أَحَدٍ بَعْدَكَ".

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/umdetul-ahkam/146