Xhabir ibn Abdullahu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon : “Kam marrë pjesë në faljen e Bajramit me të Dërguarin e Allahut ﷺ. Ai filloi me namaz para hutbes, pa e thirrur ezanin dhe ikametin. Më pas u ngrit duke u mbështetur në Bilalin, i urdhëroi që ta kenë frikë Allahun dhe i motivoi që t'i binden Atij. Po ashtu i këshilloi njerëzit dhe i rikujtoi ata. Pastaj shkoi derisa arriti te gratë, të cilat po ashtu i këshilloi e i rikujtoi, duke thënë: “O ju gra! “Jepni sadaka, sepse shumica juaj do të jenë lëndë djegëse e Xhehenemit.” Një grua nga mesi i tyre, e cila i kishte dy faqet të zeshkëta, u ngrit dhe tha: “Përse, o i Dërguari i Allahut?” - “Sepse ju e teproni me ankesa dhe i mohoni të mirat e burrit”, - tha Pejgamberi ﷺ. Kështu, ato filluan të jepnin sadaka nga stolitë që i kishin prej vathëve e unazave dhe i hidhnin në rrobën e Bilalit.”
عَنْ جَابِرِ بْنِ عَبْدِ اللَّهِ رَضِيَ اللهُ عَنْهُ قَالَ: شَهِدْتُ مَعَ رَسُولِ اللَّهِ ﷺ يَوْمَ الْعِيدِ، فَبَدَأَ بِالصَّلاةِ قَبْلَ الْخُطْبَةِ بِلا أَذَانٍ وَلا إقَامَةٍ، ثُمَّ قَامَ مُتَوَكِّئًا عَلَى بِلالٍ، فَأَمَرَ بِتَقْوَى اللَّهِ، وَحَثَّ عَلَى طَاعَتِهِ ، وَوَعَظَ النَّاسَ وَذَكَّرَهُمْ، ثُمَّ مَضَى حَتَّى أَتَى النِّسَاءَ، فَوَعَظَهُنَّ وَذَكَّرَهُنَّ فَقَالَ: "[يَا مَعْشَرَ النِّسَاءِ!] تَصَدَّقْنَ، فَإِنَّكُنَّ أَكْثَرُ حَطَبِ جَهَنَّمَ". فَقَامَتْ امْرَأَةٌ مِنْ سِطَةِ النِّسَاءِ، سَفْعَاءُ الْخَدَّيْنِ فَقَالَتْ: لِمَ يَا رَسُولَ اللَّهِ؟ فَقَالَ: "لأَنَّكُنَّ تُكْثِرْنَ الشَّكَاةَ، وَتَكْفُرْنَ الْعَشِيرَ". قَالَ: فَجَعَلْنَ يَتَصَدَّقْنَ، مِنْ حُلِيِّهِنَّ؛ يُلْقِينَ فِي ثَوْبِ بِلالٍ مِنْ أَقْرَاطِهِنَّ وَخَوَاتِيمِهِنَّ.