Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Pejgamberi ﷺ e dërgoi Omerin për ta mbledhur zekatin. Kështu, dikush i tha: “Ibn Xhemili, Halid ibn Velidi dhe Abasi, xhaxhai i të Dërguarit të Allahut ﷺ, nuk e kanë dhënë.” Atëherë i Dërguari i Allahut ﷺ tha: “Ibn Xhemili po urren një gjë të tillë vetëm për shkak se, pasi ka qenë i varfër, Allahu e ka pasuruar (porse kjo nuk e arsyeton mosdhënien) . Sa i përket Halidit, po i bëni padrejtësi Halidit, sepse ai i ka vënë parzmoret dhe armët e tij në rrugën e Allahut. E, sa i përket Abasit, unë e jap për të, dhe një herë aq.” Pastaj tha: “O Omer, a nuk e di se xhaxhai i njeriut është vëllai i të atit.”
عَنْ أَبِي هُرَيْرَةَ رضى الله عنه قَالَ: بَعَثَ رَسُولُ اللهِ ﷺ عُمَرَ رضى الله عنه عَلَى الصَّدَقَةِ، فَقِيلَ: مَنَعَ ابْنُ جَمِيلٍ، وَخَالِدُ بْنُ الْوَلِيدِ، وَالْعَبَّاسُ عَمُّ النُّبِيِّ ﷺ، فَقَالَ رَسُولُ اللهِ ﷺ: " مَا يَنْقِمُ ابْنُ جَمِيلٍ إِلَّا أَنْ كَانَ فَقِيرًا فَأَغْنَاهُ اللهُ. وَأَمَّا خَالِدٌ فَإِنَّكُمْ تَظْلِمُونَ خَالِدًا، وَقَدِ احْتَبَسَ أَدْرَاعَهُ وَأَعْتَادَهُ فِي سَبِيلِ اللهِ. وَأَمَّا الْعَبَّاسُ فَهِيَ عَلَيَّ وَمِثْلُهَا مَعَهَا". ثُمَّ قَالَ: " يَا عُمَرُ! أَمَا شَعَرْتَ أَنَّ عَمَّ الرَّجُلِ صِنْوُ أَبِيهِ؟"