Umdetul Ahkam — Hadithi 177

177. Nga: Ebu Hurejra

Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Pejgamberi ﷺ e dërgoi Omerin për ta mbledhur zekatin. Kështu, dikush i tha: “Ibn Xhemili, Halid ibn Velidi dhe Abasi, xhaxhai i të Dërguarit të Allahut ﷺ, nuk e kanë dhënë.” Atëherë i Dërguari i Allahut ﷺ tha: “Ibn Xhemili po urren një gjë të tillë vetëm për shkak se, pasi ka qenë i varfër, Allahu e ka pasuruar (porse kjo nuk e arsyeton mosdhënien). Sa i përket Halidit, po i bëni padrejtësi Halidit, sepse ai i ka vënë parzmoret dhe armët e tij në rrugën e Allahut. E, sa i përket Abasit, unë e jap për të, dhe një herë aq.” Pastaj tha: “O Omer, a nuk e di se xhaxhai i njeriut është vëllai i të atit.”

Referenca: Umdetul Ahkam 177