Umdetul Ahkam — Hadithi 221

Haxhi · Transmetuesi: Abdullah ibn Makil ibn Mukarrini

Shqip

Abdullah ibn Makili ka thënë: “U ula te Kab ibn Uxhrain (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) dhe e pyeta rreth shpagimit.” Ai m'u përgjigj: “Ka zbritur posaçërisht për mua, por vlen për të gjithë ju.” Më patën dërguar tek i Dërguari i Allahut ﷺ, ndërsa morrat më binin në fytyrë, andaj më tha: “Nuk kam menduar se sëmundja të paska arritur deri në këtë masë, - ose ka thënë: Nuk kam menduar se mundimi të paska arritur deri në këtë masë. - A ke ndonjë dele?” - Jo, - i thashë. - “E po, agjëro tri ditë ose ushqeji gjashtë nevojtarë, secilin nga gjysmë saë”, - tha ai. Në një transmetim qëndron: “ I Dërguari i Allahut ﷺ e urdhëroi atë që t'i ushqejë gjashtë nevojtarë, ose të therë një dele, ose të agjërojë tri ditë.”

Arabisht

عَنْ عَبْدِ اللَّهِ بْنِ مَعْقِلٍ قَالَ: جَلَسْتُ إِلَى كَعْبِ بْنِ عُجْرَةَ، فَسَأَلْتُهُ عَنِ الْفِدْيَةِ فَقَالَ: نَزَلَتْ فِيَّ خَاصَّةً، وَهْىَ لَكُمْ عَامَّةً، حُمِلْتُ إِلَى رَسُولِ اللَّهِ ﷺ وَالْقَمْلُ يَتَنَاثَرُ عَلَى وَجْهِي فَقَالَ: "مَا كُنْتُ أُرَى الْوَجَعَ بَلَغَ بِكَ مَا أَرَى - أَوْ: مَا كُنْتُ أُرَى الْجَهْدَ بَلَغَ بِكَ مَا أَرَى - أَتَجِدُ شَاةً؟" فَقُلْتُ: لاَ. قَالَ: "فَصُمْ ثَلاَثَةَ أَيَّامٍ، أَوْ أَطْعِمْ سِتَّةَ مَسَاكِينَ، لِكُلِّ مِسْكِينٍ نِصْفَ صَاعٍ". و في رواية: أَمَرَهُ رَسُولُ اللَّهِ ﷺ أَنْ يُطْعِمَ فَرَقًا بَيْنَ سِتَّةِ مَسَاكِينَ، أَوْ يُهْدِيَ شَاةً، أَوْ يَصُومَ ثَلاَثَةَ أَيَّامٍ.

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/umdetul-ahkam/221