Xhabir ibn Abdullahu (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) tregon: “Teksa po udhëtoja hipur mbi një deve të lodhur, të cilën desha ta lëshoja, Pejgamberi ﷺ kaloi pranë dhe bëri dua për mua, pastaj i mëshoi devesë. Pas kësaj, deveja filloi të ecë shpejt si kurrë më parë. Ndërkohë Pejgamberi ﷺ më tha: “Ma shit atë për një okë .” - Jo, - ia ktheva. - “Ma shit atë!” - më tha sërish Pejgamberi ﷺ. Atëherë ia shita për një okë (ar) dhe ia kushtëzova shfrytëzimin e saj derisa të arrija në shtëpi. Kur arritëm në shtëpi, shkova dhe ia çova devenë, ndërsa ai m'i dha paratë. Pasi u largova, ai dërgoi dikë të më kërkonte dhe më tha: “Vallë, mendove se u shtyva në çmim për të ta marrë devenë?! Merre devenë dhe dërhemët. Ato janë të tuat.”
عَنْ جَابِرِ بْنِ عَبْدِ اللَّهِ رضى الله عنهما: أَنَّهُ كَانَ يَسِيرُ عَلَى جَمَلٍ أَعْيَا، فَأَرَادَ اَنْ يُسَيِّبَهُ: فَلَحِقَنِي النَّبِيُّ ﷺ، فَدَعَا لِي، وَضَرَبَهُ، فَسَارَ سَيْرََا لَمْ يَسْرِ مِثْلَهُ قَالَ: "بِعْنِيهِ بِوَقِيَّةٍ". قُلْتُ: لاَ. ثُمَّ قَالَ: "بِعْنِيهِ". فَبِعْتُهُ بِأُوقِيَّةٍ، وَاسْتَثْنَيْتُ حُمْلاَنَهُ إِلَى أَهْلِي. فَلَمَّا بَلَغْتُ أَتَيْتُهُ بِالْجَمَلِ، فَنَقَدَنِي ثَمَنَهُ، ثُمَّ رَحَعْتُ، فَأَرْسَلَ فِي أَثْرِي فَقَالَ: "أَتَرَانِي مَاكَستُكَ لآخُذَ جَمَلَكَ؟ خُذْ جَمَلَكَ وَ دَرَاهِمَكَ، فَهْوَ لَكَ".