Xhabir ibn Abdullahu (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) tregon: “Pejgamberi ﷺ ka gjykuar se umraja është legjitime (dhe se shtëpia e tillë) i takon atij që i është dhënë për shfrytëzim.” Në një tekst tjetër qëndron: “Cilitdo njeri që i është dhënë diçka sa ka qenë gjallë (dhuruesi ose ai që i dhurohet) për ta shfrytëzuar ai dhe pasardhësit e tij, ajo i takon atij që i është dhuruar, e nuk kthehet te dhuruesi sepse ka dhënë një dhuratë e cila më pas është ndarë si trashëgimi.” Xhabiri ka thënë: “Dhurimin e diçkaje për tërë jetën, të cilën e ka lejuar i Dërguari i Allahut ﷺ (pronësimin e saj), është ajo kur dhuruesi thotë: “Kjo është për ty dhe për pasardhësit e tu.” Ndërkaq, nëse thotë: “Kjo është për ty sa të jesh gjallë”, në këtë rast pasuria i kthehet dhuruesit.” Në transmetimin e Muslimit qëndron: “Mbajini pasuritë tuaja e mos i prishni! Kushdo që jep një gjë për tërë jetën, ajo i takon atij që i është dhuruar, i gjallë e i vdekur, dhe pasardhësve të tij.”
عَنْ جَابِرِ بْنِ عَبْدِ اللَّهِ رضى الله عنهما قَالَ: قَضَى النَّبِيُّ ﷺ بِالْعُمْرَى لِمَنْ وُهِبَتْ لَهُ. و في لفظِِ: "أَيُّمَا رَجُلٍ أُعْمِرَ عُمْرَى لَهُ وَلِعَقِبِهِ، فَإِنَّهَا لِلَّذِي أُعْطِيَهَا، لَا تَرْجِعُ إِلَى الَّذِي أَعْطَاهَا، لِأَنَّهُ أَعْطَى عَطَاءً وَقَعَتْ فِيهِ الْمَوَارِيثُ ". قَالَ جَابِرٌ: إِنَّمَا الْعُمْرَى الَّتِي أَجَازَ رَسُولُ اللهِ ﷺ أَنْ يَقُولَ: هِيَ لَكَ وَلِعَقِبِكَ، فَأَمَّا إِذَا قَالَ: هِيَ لَكَ مَا عِشْتَ، فَإِنَّهَا تَرْجِعُ إِلَى صَاحِبِهَا. و في لفظ لمسلمِِ: " أَمْسِكُوا عَلَيْكُمْ أَمْوَالَكُمْ، وَلَا تُفْسِدُوهَا، فَإِنَّهُ مَنْ أَعْمَرَ عُمْرَى فَهِيَ لِلَّذِي أُعْمِرَهَا حَيًّا وَمَيِّتًا وَلِعَقِبِهِ " .