Umdetul Ahkam — Hadithi 315

Martesa · Transmetuesi: Ukbe ibn Amir Xhuheniu

Shqip

Ukbe ibn Amiri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Kujdes! Mos hyni te gratë.” Një ensar tha: “O i Dërguari i Allahut, e nëse është kunati?” - “Kunati është sikurse vdekja”, - i tha Pejgamberi ﷺ. Muslimi tregon: “Ebu Tahiri më ka thënë: “Na ka rrëfyer Ibn Vehbiu se Lejth ibn Sadi ka thënë: “Hamu (kunati) përfshin vëllanë e burrit dhe të ngjashmit me të, nga të afërmit e burrit, bie fjala, djali i xhaxhait të burrit, e të këtillët.”

Arabisht

عَنْ عُقْبَةَ بْنِ عَامِرٍ رضى الله عنه أَنَّ رَسُولَ اللَّهِ ﷺ قَالَ: "إِيَّاكُمْ وَالدُّخُولَ عَلَى النِّسَاءِ". فَقَالَ رَجُلٌ مِنَ الأَنْصَارِ: يَا رَسُولَ اللَّهِ! أَفَرَأَيْتَ الْحَمْوَ؟ قَالَ: "الْحَمْوُ الْمَوْتُ". ولمسلمِِ: عَنْ أَبِي الطَّاهِرِ، عَنْ ابْن وَهْبٍ قَالَ: وَسَمِعْتُ اللَّيْثَ يَقُولُ: الْحَمْوُ: أَخُ الزَّوْجِ وَمَا أَشْبَهَهُ مِنْ أَقَارِبِ الزَّوْجِ؛ ابْنُ الْعَمِّ وَنَحْوُهُ.

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/umdetul-ahkam/315