Umdetul Ahkam — Hadithi 315
315. Nga: Ukbe ibn Amir Xhuheniu
Ukbe ibn Amiri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Kujdes! Mos hyni te gratë.” Një ensar tha: “O i Dërguari i Allahut, e nëse është kunati?”
- “Kunati është sikurse vdekja”, - i tha Pejgamberi ﷺ.
Muslimi tregon: “Ebu Tahiri më ka thënë: “Na ka rrëfyer Ibn Vehbiu se Lejth ibn Sadi ka thënë: “Hamu (kunati) përfshin vëllanë e burrit dhe të ngjashmit me të, nga të afërmit e burrit, bie fjala, djali i xhaxhait të burrit, e të këtillët.”
Referenca: Umdetul Ahkam 315