Sehël ibn Sadi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Një grua erdhi tek i Dërguari i Allahut ﷺ e i tha: “Po të vetofrohem.” Ajo qëndroi gjatë aty, derisa njëri nga të pranishmit tha: - Martoje me mua, nëse nuk ke nevojë për të! - “Ke diçka për t'i ofruar për mehër?” - i tha Pejgamberi ﷺ. - Nuk kam asgjë, përveç izarit tim! - tha ai. - “Nëse izarin ia jep asaj, ti mbetesh pa izar. Gjej diçka tjetër.” - Nuk po gjej gjë, - tha ai. - “Shiko, qoftë dhe një unazë prej hekuri!” - i tha i Dërguari i Allahut ﷺ. Por, pasi nuk gjeti gjë, i tha: - “Di ndonjë pjesë të Kuranit përmendsh?” - Po. E di këtë sure dhe atë sure, - tha ai dhe i përmendi ato. - “Po të martoj me të, e për mehër mësoja pjesët që di përmendsh nga Kurani ”, - i tha Pejgamberi ﷺ.”
عَنْ سَهْلِ بْنِ سَعْدٍ قَالَ: جَاءَتِ امْرَأَةٌ إِلَى رَسُولِ اللَّهِ ﷺ فَقَالَتْ: إِنِّي وَهَبْتُ مِنْ نَفْسِي. فَقَامَتْ طَوِيلاً فَقَالَ رَجُلٌ: زَوِّجْنِيهَا، إِنْ لَمْ تَكُنْ لَكَ بِهَا حَاجَةٌ. فَقَالَ ﷺ: "هَلْ عِنْدَكَ مِنْ شَىْءٍ تُصْدِقُهَا؟" قَالَ: مَا عِنْدِي إِلاَّ إِزَارِي. فَقَالَ: "إِنْ أَعْطَيْتَهَا إِيَّاهُ جَلَسْتَ لاَ إِزَارَ لَكَ، فَالْتَمِسْ شَيْئًا". فَقَالَ: مَا أَجِدُ شَيْئًا. فَقَالَ: "الْتَمِسْ وَلَوْ خَاتَمًا مِنْ حَدِيدِ". فَلَمْ يَجِدْ. فَقَالَ: "أَمَعَكَ مِنَ الْقُرْآنِ شَىْءٌ؟" قَالَ: نَعَمْ سُورَةُ كَذَا وَسُورَةُ كَذَا لِسُوَرٍ سَمَّاهَا. فَقَالَ: "زَوَّجْنَاكَهَا بِمَا مَعَكَ مِنَ الْقُرْآنِ".