Enes ibn Maliku (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se Pejgamberit ﷺ i sollën një njeri që kishte pirë alkool, gjë për të cilën e ndëshkoi me rreth dyzet goditje me një degë palme. Enesi tha: “Edhe Ebu Bekri veproi ashtu, por, kur erdhi Omeri, u konsultua me njerëzit dhe në atë rast Abdurrahmani i tha: “Ndëshkimi më i vogël i përcaktuar (nga Allahu) është tetëdhjetë (kamxhikë).” Në këtë mënyrë Omeri urdhëroi (që dënimi për pirje të alkoolit) të bëhet tetëdhjetë.”
عَنْ أَنَسِ بْنِ مَالِكٍ رضى الله عنه: أَنَّ النَّبِيَّ ﷺ أُتِيَ بِرَجُلٍ قَدْ شَرِبَ الْخَمْرَ، فَجَلَدَهُ بِجَرِيدَةِِ نَحْوَ أَرْبَعِينَ. قَالَ: وَفَعَلَهُ أَبُو بَكْرٍ، فَلَمَّا كَانَ عُمَرُ اسْتَشَارَ النَّاسَ، فَقَالَ عَبْدُ الرَّحْمَنِ بْنُ عَوفِِ: أَخَفُّ الْحُدُودِ ثَمَانُونَ. فَأَمَرَ بِهِ عُمَرُ رضى الله عنه .