Umdetul Ahkam — Hadithi 357

2. Nënkapitulli: Ndeshkimi i përcaktuar për alkoolin

357. Nga: Enes ibn Malik Ensariu

Enes ibn Maliku (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se Pejgamberit ﷺ i sollën një njeri që kishte pirë alkool, gjë për të cilën e ndëshkoi me rreth dyzet goditje me një degë palme.

Enesi tha: “Edhe Ebu Bekri veproi ashtu, por, kur erdhi Omeri, u konsultua me njerëzit dhe në atë rast Abdurrahmani i tha: “Ndëshkimi më i vogël i përcaktuar (nga Allahu) është tetëdhjetë (kamxhikë).” Në këtë mënyrë Omeri urdhëroi (që dënimi për pirje të alkoolit) të bëhet tetëdhjetë.”

Referenca: Umdetul Ahkam 357