Shabiu transmeton hadith të njëjtë nga Adiu (Allahu qoftë i kënaqur me të!): “Përveç nëse qeni ka ngrënë nga preja, përveç nëse qeni ka filluar ngrënien e gjahut. Nëse ka ngrënë prej tij, mos e ha, sepse kam frikë se e ka gjuajtur për vete. E, nëse bashkë me të janë përzier edhe qen të tjerë , atëherë mos e ha (gjahun e tyre) , sepse ti ke thënë “bismilah” vetëm për qenin tënd, e jo për të tjerët!” Po ashtu qëndron: “Kur ta ndërsesh qenin tënd, thuaj “bismilah”, pastaj, nëse ai e ka kapur gjahun dhe ti e arrin të gjallë atë, there! Nëse e arrin gjahun pasi ta ketë mbytur qeni, ndërsa ai nuk ka ngrënë prej tij, haje atë, sepse gjuetia e qenit llogaritet therje (e gjahut) .” Gjithashtu qëndron: “Kur të gjuash me shigjetë, thuaj “bismilah.” Po ashtu qëndron: "Kur të gjuash me shigjetë, thuaj “bismilah”, e, nëse kalon një apo dy ditë, - një transmetim tjeter: - dy apo tri ditë, - dhe nuk mund ta gjesh, e, kur ta kesh gjetur nuk sheh dot ndonjë gjurmë tjetër pos plagës së shkaktuar nga shigjeta jote, atëherë haje, nëse do. E, nëse e gjen të mbytur në ujë, mos e ha, sepse s'mund ta dish a e ka mbytur shigjeta jote apo uji!”
وَ حَدِيثُ الشَّعْبِيِّ عَنْ عَدِيِّ نَحْوُهُ، وَفِيهِ: "إِلَّا أَنْ يَأْكُلَ الْكَلْبُ، فَإِنْ أَكَلَ فَلَا تَأْكُلْ، فَإِنِّي أَخَافُ أَنْ يَكُونَ إِنَّمَا أَمْسَكَ عَلَى نَفْسِهِ. وَإِنْ خَالَطَهَا كِلَابٌ مِنْ غَيْرِهَا فَلَا تَأْكُلْ، فَإِنَّمَا سَمَّيْتَ عَلَى كَلْبِكَ، وَلَمْ تُسَمِّ عَلَى غَيْرِهِ". وفيه: "إِذَا أَرْسَلْتَ كَلْبَكَ المُكَلِبَ فَاذْكُرِ اسْمَ اللهِ عَلَيْهِ، فَإِنْ أَمْسَكَ عَلَيْكَ فَأَدْرَكْتَهُ حَيًّا فَاذْبَحْهُ، وَإِنْ أَدْرَكْتَهُ قَدْ قَتَلَ وَلَمْ يَأْكُلْ مِنْهُ فَكُلْهُ، فَإِنَّ أَخَذَ الْكَلْبِ ذَكَاتَهُ". وفيه أيضا: "إِذَا رَمَيْتَ بِسَهْمِكَ فَاذْكُرِ اسْمَ اللهِ عَلَيْهِ". وفيه: "فَإِنْ غَابَ عَنْكَ يَوْمًا أَوْ يَومَيْنِ - وَفِي رِوَايَةِِ: اليَوْمَينِ وَالثَّلاَثَةَ - فَلَمْ تَجِدْ فِيهِ إِلَّا أَثَرَ سَهْمِكَ فَكُلْ إِنْ شِئْتَ. فَإِنْ وَجَدْتَهُ غَرِيقًا فِي الْمَاءِ فَلَا تَأْكُلْ، فَإِنَّكَ لَا تَدْرِي الْمَاءُ قَتَلَهُ أَوْ سَهْمُكَ".