Umdetul Ahkam — Hadithi 389
1. Nënkapitulli: Gjuetia
389. Nga: Adij ibn Hatimi
Shabiu transmeton hadith të njëjtë nga Adiu (Allahu qoftë i kënaqur me të!): “Përveç nëse qeni ka ngrënë nga preja, përveç nëse qeni ka filluar ngrënien e gjahut. Nëse ka ngrënë prej tij, mos e ha, sepse kam frikë se e ka gjuajtur për vete. E, nëse bashkë me të janë përzier edhe qen të tjerë, atëherë mos e ha (gjahun e tyre), sepse ti ke thënë “bismilah” vetëm për qenin tënd, e jo për të tjerët!”
Po ashtu qëndron: “Kur ta ndërsesh qenin tënd, thuaj “bismilah”, pastaj, nëse ai e ka kapur gjahun dhe ti e arrin të gjallë atë, there! Nëse e arrin gjahun pasi ta ketë mbytur qeni, ndërsa ai nuk ka ngrënë prej tij, haje atë, sepse gjuetia e qenit llogaritet therje (e gjahut).”
Gjithashtu qëndron: “Kur të gjuash me shigjetë, thuaj “bismilah.”
Po ashtu qëndron: "Kur të gjuash me shigjetë, thuaj “bismilah”, e, nëse kalon një apo dy ditë, - një transmetim tjeter: - dy apo tri ditë, - dhe nuk mund ta gjesh, e, kur ta kesh gjetur nuk sheh dot ndonjë gjurmë tjetër pos plagës së shkaktuar nga shigjeta jote, atëherë haje, nëse do. E, nëse e gjen të mbytur në ujë, mos e ha, sepse s'mund ta dish a e ka mbytur shigjeta jote apo uji!”
Referenca: Umdetul Ahkam 389