Ebu Xhafer Muhamed ibn Ali ibn Husejn ibn Ali ibn Ebu Talibi dhe babai i tij gjendeshin te një ndejë te Xhabir ibn Abdullahu (Allahu qoftë i kënaqur me ta!), ku gjendeshin edhe disa persona të tjerë, të cilët e pyetën rreth guslit. Ai u tha: “Të mjafton një saë.” Njëri prej tyre i tha: “Mua nuk më mjafton.” Atëherë Xhabiri ia ktheu: “I mjaftonte atij që ka pasur flokë më shumë e që ka qenë më i mirë se ti.” Pastaj na priu në namaz, i veshur vetëm me një rrobë.” Ndërkaq, në tekstin (e Buhariut): “ Pejgamberi ﷺ hidhte ujë mbi kokë tri herë.” Pastaj shton: “Burri që tha: “Nuk më mjafton” ishte Hasen ibn Muhamed ibn Ali ibn Ebu Talibi. Babai i tij quhej Muhamed ibn Hanefiu.”
عَنْ أَبِي جَعْفَرٍ مُحَمَّدِ بْنُ عَلِيِّ بْنِ الْحُسَيْنٍ بْنِ عَلِيِّ بْنِ أَبِي طَالِبٍ رَضِىَ اللهُ عَنْهُ أَنَّهُ كَانَ هُوَ وَأَبُوهُ عِنْدَ جَابِرٍ بْنٍ عَبْدِ اللهِ وَ عِنْدَهُ قَوْمُهُ، فَسَأَلُوهُ عَنِ الْغُسْلِ؟ فَقَالَ: يَكْفِيكَ صَاعٌ. فَقَالَ رَجُلٌ: مَا يَكْفِينِي. فَقَالَ جَابِرٌ: كَانَ يَكْفِي مَنْ هُوَ أَوْفَى مِنْكَ شَعَرًا، وَخَيْرًا مِنْكَ - يُرِيدُ رَسُولَ اللَّهِ ﷺ - ثُمَّ أَمَّنَا فِي ثَوْبٍ. وَفِي لَفْظِِ: كَانَ النَّبِيُّ ﷺ يُفْرِغُ الْمَاءَ عَلَى رَأْسِهِ ثَلاَثًا. قَالَ رَضِىَ اللهُ عَنْهُ: الرَّجُلُ الذِّي قَالَ:مَا يَكْفِينِي. هُوَ الْحَسَنُ بْنُ مُحَمَد بْنِ عَلِيِّ بْنِ أَبِي طَالِبٍ رَضِىَ اللهُ عَنْهُ، أَبُوهُ مُحَمَد بْنِ الْحَنَفِيَّةَِ.