Umdetul Ahkam — Hadithi 39
5. Nënkapitulli: Pastrimi nga xhunubllëku
39. Nga: Xhabir ibn Abdullah Ensariu
Ebu Xhafer Muhamed ibn Ali ibn Husejn ibn Ali ibn Ebu Talibi dhe babai i tij gjendeshin te një ndejë te Xhabir ibn Abdullahu (Allahu qoftë i kënaqur me ta!), ku gjendeshin edhe disa persona të tjerë, të cilët e pyetën rreth guslit. Ai u tha: “Të mjafton një saë.” Njëri prej tyre i tha: “Mua nuk më mjafton.” Atëherë Xhabiri ia ktheu: “I mjaftonte atij që ka pasur flokë më shumë e që ka qenë më i mirë se ti.” Pastaj na priu në namaz, i veshur vetëm me një rrobë.”
Ndërkaq, në tekstin (e Buhariut): “Pejgamberi ﷺ hidhte ujë mbi kokë tri herë.”
Pastaj shton: “Burri që tha: “Nuk më mjafton” ishte Hasen ibn Muhamed ibn Ali ibn Ebu Talibi. Babai i tij quhej Muhamed ibn Hanefiu.”
Referenca: Umdetul Ahkam 39