Umdetul Ahkam — Hadithi 65

Namazi · Transmetuesi: Abdullah ibn Omeri

Shqip

Abdullah ibn Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Nëse gruaja i kërkon ndonjërit prej jush leje për të shkuar në xhami, të mos e ndalë.” Bilal ibn Abdullahu tha: “Pasha Allahun do t'i ndalim!” Abdullah ibn Omeri iu kthye dhe e qortoi rëndë, si kurrë më parë, e i tha: “Unë po të tregoj se çfarë ka thënë i Dërguari i Allahut, e ti po më thua: “Pasha Allahun do t'i ndalim!” Ndërkaq, në tekstin e Muslimit: “Mos i ndalni robëreshat e Allahut prej xhamive të Allahut.”

Arabisht

عَنْ اللهِ بْنُ عُمَرَ رَضِيَ اللّهُ عَنْهُمَا، عَنْ النَّبِيِّ ﷺ قَالَ: " إِذَا اسْتَأْذَنَتْ أَحَدَكُمُ امْرَأَتُهُ إِلَى الْمَسْجِدِ فَلَا يَمْنَعْهَا". قَالَ: فَقَالَ بِلَالُ بْنُ عَبْدِ اللهِ: وَاللهِ لَنَمْنَعُهُنَّ! قَالَ: فَأَقْبَلَ عَلَيْهِ عَبْدُ اللهِ فَسَبَّهُ سَبًّا سَيِّئًا، مَا سَمِعْتُهُ سَبَّهُ مِثْلَهُ قَطُّ، وَقَالَ: أُخْبِرُكَ عَنْ رَسُولِ اللهِ ﷺ وَتَقُولُ: وَاللهِ لَنَمْنَعُهُنَّ؟! وفي لفظ [المسلم]: "لَا تَمْنَعُوا إِمَاءَ اللهِ مَسَاجِدَ اللهِ".

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/umdetul-ahkam/65