Umdetul Ahkam — Hadithi 65

2. Nënkapitulli: Vlera e namazit me xhematë dhe obligueshmëria e tij

65. Nga: Abdullah ibn Omeri

Abdullah ibn Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Nëse gruaja i kërkon ndonjërit prej jush leje për të shkuar në xhami, të mos e ndalë.”

Bilal ibn Abdullahu tha: “Pasha Allahun do t'i ndalim!” Abdullah ibn Omeri iu kthye dhe e qortoi rëndë, si kurrë më parë, e i tha: “Unë po të tregoj se çfarë ka thënë i Dërguari i Allahut, e ti po më thua: “Pasha Allahun do t'i ndalim!”

Ndërkaq, në tekstin e Muslimit: “Mos i ndalni robëreshat e Allahut prej xhamive të Allahut.”

Referenca: Umdetul Ahkam 65