Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Imami duhet pasuar, andaj mos e kundërshtoni: kur të marrë tekbir, merrni edhe ju tekbir; kur të bjerë në ruku, bini edhe ju; kur të thotë: “Semiallahu limen hamideh", thoni: “Rabena lekel hamd"; kur ai të bjerë në sexhde, bini edhe ju, dhe, kur të falet ulur, faluni edhe ju të gjithë ulur .”
عَنْ أَبِي هُرَيْرَةََ رَضِىَ اللهُ عَنْهُ، عَنِ النَّبِيِّ ﷺ قَالَ: " إِنَّمَا جُعِلَ الْإِمَامُ لِيُؤْتَمَّ بِهِ، فَلَا تَخْتَلِفُوا عَلَيْهِ، فَإِذَا كَبَّرَ فَكَبِّرُوا، وَإِذَا رَكَعَ فَارْكَعُوا، وَإِذَا قَالَ: سَمِعَ اللهُ لِمَنْ حَمِدَهُ، فَقُولُوا: رَبَّنَا وَلَكَ الْحَمْدُ، وَإِذَا سَجَدَ فَاسْجُدُوا، وَإِذَا صَلَّى جَالِسًا فَصَلُّوا جُلُوسًا أَجْمَعُونَ " .