Umdetul Ahkam — Hadithi 80

6. Nënkapitulli: Udhëheqja në namaz

80. Nga: Ebu Hurejra

Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Imami duhet pasuar, andaj mos e kundërshtoni: kur të marrë tekbir, merrni edhe ju tekbir; kur të bjerë në ruku, bini edhe ju; kur të thotë: “Semiallahu limen hamideh", thoni: “Rabena lekel hamd"; kur ai të bjerë në sexhde, bini edhe ju, dhe, kur të falet ulur, faluni edhe ju të gjithë ulur.”

Referenca: Umdetul Ahkam 80