Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) ka thënë: “I Dërguari i Allahut ﷺ namazin e fillonte me tekbir, kurse leximin e Kuranit me: “Elhamdu lilahi rabil alemin (Falënderimi i takon Allahut, Zotit të botëve) .” Kur binte në ruku, kokën as e ngrinte, as e ulte shumë, por mes këtyre dyjave. Kur ngrihej nga rukuja, nuk binte në sexhde pa u drejtuar mirë në këmbë. Njëjtë vepronte edhe kur ngrihej nga sexhdeja, e nuk binte sërish në sexhde pa u drejtuar mirë ulur. Pas çdo dy rekateve e thoshte etehijatin dhe gjatë qëndrimit ulur shputën e majtë e shtrinte dhe ulej mbi të, kurse të djathtën e ngrinte përpjetë (me gishta në tokë). Ai ndalonte uljen sikurse shejtani, dhe ndalonte që njeriu t'i shtrijë krahët siç i shtrijnë bishat e egra. Në fund, namazin e përfundonte me selam.”
عَنْ عَائِشَةَ رَضِىَ اللهُ عَنْهَا قَالَتْ: كَانَ رَسُولُ اللهِ ﷺ يَسْتَفْتِحُ الصَّلَاةَ بِالتَّكْبِيرِ، وَالْقِرَاءَةِ بِ {الْحَمْدُ لِلَّهِ رَبِّ الْعَالَمِينَ}. وَكَانَ إِذَا رَكَعَ لَمْ يُشْخِصْ رَأْسَهُ وَلَمْ يُصَوِّبْهُ، وَلَكِنْ بَيْنَ ذَلِكَ. وَكَانَ إِذَا رَفَعَ رَأْسَهُ مِنَ الرُّكُوعِ لَمْ يَسْجُدْ حَتَّى يَسْتَوِيَ قَائِمًا. وَكَانَ إِذَا رَفَعَ رَأْسَهُ مِنَ السَّجْدَةِ، لَمْ يَسْجُدْ حَتَّى يَسْتَوِيَ قَاعِدََا. وَكَانَ يَقُولُ فِي كُلِّ رَكْعَتَيْنِ التَّحِيَّةَ. وَكَانَ يَفْرِشُ رِجْلَهُ الْيُسْرَى وَيَنْصِبُ رِجْلَهُ الْيُمْنَى. وَكَانَ يَنْهَى عَنْ عُقْبَةِ الشَّيْطَانِ، وَيَنْهَى أَنْ يَفْتَرِشَ الرَّجُلُ ذِرَاعَيْهِ افْتِرَاشَ السَّبُعِ، وَكَانَ يَخْتِمُ الصَّلَاةَ بِالتَّسْلِيمِ.