Sahihu i Buhariut — Hadithi 192

42. Nënkapitulli: Dhënia mes'h kokës një herë

192. Nga: Abdullah ibn Zejd Maziniu

Sulejman ibn Harbi na ka thënë: Na ka treguar Vuhejbi, e këtij i ka treguar Amër ibn Jahjai se babai i tij Jahja Maziniu thotë: “Qeshë i pranishëm kur Amër ibn Ebu Haseni e pyeti Abdullah ibn Zejdin (Allahu qoftë i kënaqur me të!) rreth abdesit të Pejgamberit ﷺ. Ai kërkoi një enë me ujë dhe mori abdes, ashtu siç bënte Pejgamberi ﷺ: u qiti duarve ujë nga ena dhe i lau ato tri herë, e futi dorën në enë dhe e shpëlau gojën dhe hundën përnjëherësh tri herë me tri grushte ujë. Sërish e futi dorën në enë dhe e lau fytyrën tri herë, pastaj e futi dorën në enë dhe i lau duart gjer në bërryla nga dy herë, pastaj e futi dorën në ujë dhe i dha mes'h kokës, duke e përshkuar nga para-mbrapa dhe anasjelltas. E, në fund, e futi dorën në enë me të cilën i lau dy këmbët e tij.”

Musai na ka thënë: “Na ka treguar Vuhejbi se: “I dha mes'h kokës një herë.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 192

Hadithe të ngjashme: Shiko (6)

Fjalë të panjohura?