Rreth projektit
Nevoja e pashmangshme për diturinë fetare dhe qasjen e popullit tonë në të, na shtyu të marrim iniciativë dhe t’i përvishemi një projekti madhor, që ka për qëllim lehtësimin e qasjes në këtë trashëgimi të literaturës fetare Islame për masën e gjerë.
Dihet se librit hyjnor, Kuranit Famëlartë, i është shërbyer me disa përkthime të kompletuara mirë në gjuhën shqipe, por ky shërbim ka qenë i mangët sa i përket fushës së hadithit pejgamberik, dhe shohim se deri më tani, asnjërit prej koleksioneve të hadithit nuk i është bërë ndonjë përkthim i kompletuar mirë në gjuhën tonë.
Si rrjedhojë e kësaj, vendosëm që së bashku me një grup hoxhallarësh të specializuar në sfera të ndryshme fetare, të fillojmë një projekt i cili do na i përmbush nevojat në këtë fushë.
Detajet e projektit
Projekti në fjalë ka të bëjë me përkthimin e gjashtë koleksioneve të haditheve dhe të tjera:
- Sahihu i Buhariut
- Sahihu i Muslimit
- Suneni i Ebu Davudit
- Suneni i Nesaiut
- Suneni i Tirmidhiut
- Suneni i Ibn Maxhes
- Rijadu Salihin
- 40 hadithet
- Umdetul Ahkam
Kush janë përkthyesit?
Përkthimi i gjashtë librave kalon nëpër një proces përkthimi, recensimi dhe rishikimi nga hoxhallarë dhe profesionalistë kompetent.
Përkthyesit:
- Dr. Flamur Kabashi
- Faruk Lohaj
- Sulltan Pajaziti
- Bajram Karabeg
- Kushtrim Manxhuka
- Hekuran Helshani
Recensuesit fetar:
- Dr. Rasim Haxha (Doktorant i Fikhut - Kasim)
- Dr. Bledar Haxhiu (Doktorant i Fikhut - Kasim)
Recensuesit gjuhësor:
- MA Jeton Koqinaj (Master i Gjuhës Shqipe - Prishtinë)
Të gjithë librat e sipërcekura do jenë në dy versione, në versionin fizik si libra dhe atë elektronik.
Versioni fizik:
Të gjashtë librat do të shtypen pas përfundimit të tyre. Versioni fizik i librave do të përmbajë çdo hadith në gjuhën arabe dhe përkthimin në gjuhën shqipe.
Versioni elektronik:
Të gjashtë librat do të jenë falas për publikun, si website dhe si aplikacione në iOS dhe Android.
Aplikacioni ndër të tjerash do të ketë këto mundësi:
- Kërkimi i haditheve (Kërkimi mund të bëhet në të gjithë librat apo edhe në libra apo kapituj specifik. Gjithashtu kërkimi mund të bëhet në bazë të transmetuesit dhe në bazë të numrit të hadithit, të gjitha këto në të dy gjuhët, arabisht dhe shqip)
- Fjalori i haditheve (disa fjalë të cilat nuk mund të përkthehen shqip (sh. Zekat, Hixhret) do të kenë shenja të dallueshme brenda tekstit të hadithit, të cilat mbi klikim, shfaqet shpjegimi i atyre fjaleve.)
- Biografia e transmetuesve - Sahabëve (Tek secili hadith, klikimi mbi emrin e transmetuesve do të shfaq biografinë e transmetuesit)
- Përshkrimi i haditheve (Te disa hadithe që kanë nevojë për përshkrim, do të jetë një link "Hap përshkrimin e hadithit", i cili do të shfaq përshkrimin e hadithit)
- Audio versioni i haditheve (Secili hadith do të ketë audio versionin e tij. Kurse aplikacioni jep mundësinë e lëshimit të zërit për një hadith, apo edhe për një kapitull komplet)
- Bookmark - Shenja e referimit
- Abonimi për hadithin e ditës
Të gjitha opsionet do të lansohen vetëm pas botimit të librave.