Sahihu i Buhariut — Hadithi 199
46. Nënkapitulli: Marrja e abdesit prej legenit (të bakrit)
199. Nga: Abdullah ibn Zejd Maziniu
Halid ibn Mahledi na ka thënë: Na ka treguar Sulejmani, e këtij i ka treguar Amër ibn Jahjai, se babai i tij, Jahja Maziniu tregon: “Xhaxhai im merrte shpesh abdes. Njëherë i tha Abdullah ibn Zejdit (Allahu qoftë i kënaqur me të!): “Më trego si e ke parë Pejgamberin ﷺ duke marrë abdes.” Ai kërkoi një legen me ujë, nga i cili u qiti ujë duarve dhe i lau tri herë. Futi dorën në të dhe shpëlau gojën e hundën përnjëherësh nga tri herë me një grusht ujë. Sërish e futi dorën (në enë), duke marrë ujë me grushte dhe e lau fytyrën tri herë, pastaj i lau duart nga dy herë gjer në bërryla, e lagu dorën me ujë dhe i dha mes'h kokës, duke e përshkuar nga para-mbrapa dhe anasjelltas. Pastaj i lau edhe këmbët. Në fund tha: “Kështu e kam parë Pejgamberin ﷺ duke marrë abdes.”