76. Mjekësia

1. Nënkapitulli: Allahu nuk ka zbritur ndonjë sëmundje pa zbritur edhe shërimin e saj

5678. Nga: Ebu Hurejra

Muhamed ibn Muthena na ka thënë: Na ka treguar Ebu Ahmed Zubejri, e këtij i ka treguar Omer ibn Seid ibn Ebu Husejni, e këtij i ka treguar Ata ibn Ebu Rebahu se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Allahu nuk ka zbritur ndonjë sëmundje pa zbritur edhe shërimin e saj.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 5678

Fjalë të panjohura?

2. Nënkapitulli: Kurimi i femrës nga mashkulli dhe i mashkullit nga femra

5679. Nga: Rubeja bint Muavidhi

Kutejbe ibn Seidi na ka thënë: Na ka treguar Bishr ibn Mufadali nga Halid ibn Dhekvani se Rubeja bint Muavidhi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Kur luftonim me të Dërguarin e Allahut ﷺ, luftëtarëve u jepnim për të pirë dhe u shërbenim, ndërsa të vrarët dhe të plagosurit i bartnim për në Medinë.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 5679

Hadithe të ngjashme: Shiko (3)

Fjalë të panjohura?

3. Nënkapitulli: Shërimi gjendet në tri gjëra

5680. Nga: Abdullah ibn Abasi

Husejni na ka thënë: Na ka treguar Ahmed ibn Muniu, e këtij i ka treguar Mervan ibn Shuxhai, e këtij i ka treguar Salim ibn Afasi nga Seid ibn Xhubejri se Ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Shërimi gjendet në tri gjëra:
1. Konsumimin e mjaltit,
2. Kupën e hixhames dhe
3. Hekurin e skuqur, porse unë ia ndaloj umetit tim hekurin e skuqur.”

Kumiu e transmeton këtë nga Lejthiu, e ky nga Muxhahidi, e ky nga Ibn Abasi se Pejgamberi ﷺ ka përmendur vetëm mjaltin dhe hixhamen.

Referenca: Sahihu i Buhariut 5680

Hadithe të ngjashme: Shiko (2)

Fjalë të panjohura?

5681. Nga: Abdullah ibn Abasi

Muhamed ibn Abdurrahimi më ka thënë: Na ka rrëfyer Surejxh ibn Junus Ebu Harithi, e këtij i ka treguar Mervan ibn Shuxhai, e ky nga Salim Eftasi nga Seid ibn Xhubejri se Ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Shërimi gjendet në tri gjëra:
1. Në kupën e hixhames,
2. Konsumimin e mjaltit dhe
3. Hekurin e skuqur, porse unë ia ndaloj umetit tim hekurin e skuqur.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 5681

Hadithe të ngjashme: Shiko (2)

Fjalë të panjohura?

4. Nënkapitulli: Kurimi me mjaltë

Fjala e Allahut: “Në të ka shërim për njerëzit.” (Nahl, 69)

5682. Nga: Aishe bint Ebu Bekri

Ali ibn Abdullahu na ka thënë: Na ka treguar Ebu Usame, e këtij i ka rrëfyer Hishami nga babai i tij se Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) ka thënë: “Pejgamberit ﷺ i pëlqenin ëmbëlsirat dhe mjalti.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 5682

Hadithe të ngjashme: Shiko (10)

Fjalë të panjohura?

5683. Nga: Xhabir ibn Abdullah Ensariu

Ebu Nuajmi na ka thënë: Na ka treguar Abdurrahman ibn Gasili nga Asim ibn Omer ibn Katadja se Xhabir ibn Abdullahu (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) thotë: “E kam dëgjuar Pejgamberin ﷺ duke thënë: “Nëse në metodat tuaja të shërimit ka ndonjë mirësi, atëherë ajo gjendet në kupën e hixhames, në konsumimin e mjaltit dhe në kauterizim, varësisht nga shkalla e sëmundjes, por unë nuk e pëlqej kauterizimin.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 5683

Hadithe të ngjashme: Shiko (4)

Fjalë të panjohura?

5684. Nga: Ebu Seid Hudriu

Ajash ibn Velidi na ka thënë: Na ka treguar Abdulala, e këtij i ka treguar Seidi nga Katadja, e ky nga Ebu Mutevekili se Ebu Seidi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Një burrë vajti te Pejgamberi ﷺ e i tha: “Vëllai im lëngon nga barku!” Ai i tha: “Jepi të hajë mjaltë!” Vajti për së dyti, e Pejgamberi ﷺ prapë i tha: “Jepi të hajë mjaltë!” Pastaj vajti për së treti, e ai prapë i tha: “Jepi të hajë mjaltë!” Herën tjetër vajti e i tha: “Ashtu kam vepruar.” Pejgamberi ﷺ tha: “Allahu e ka thënë të vërtetën, kurse barku i vëllait tënd ka gënjyer. Jepi të hajë mjaltë!” Pas kësaj, hëngri e u shërua.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 5684

Hadithe të ngjashme: Shiko (2)

Fjalë të panjohura?

5. Nënkapitulli: Kurimi me qumështin e devesë

5685. Nga: Enes ibn Malik Ensariu

Muslim ibn Ibrahimi na ka thënë: Na ka treguar Selam ibn Miskini, e këtij i ka treguar Thabiti se Enesi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Disa persona, të cilët i kishte goditur një sëmundje, vajtën te Pejgamberi ﷺ e i thanë: “O i Dërguari i Allahut, na streho dhe na ushqe!” Kur u bënë më mirë me shëndet, thanë: “Klima e Medinës nuk po na përshtatet.” Kështu, Pejgamberi ﷺ i çoi te vendi i quajtur Harra, në një kope të tij devesh, dhe u tha: “Pini qumështin e tyre!” Kur u shëruan, e vranë bariun e Pejgamberit ﷺ dhe e morën me vete kopenë e tij, e në atë rast Pejgamberi ﷺ i çoi njerëzit në kërkim të gjurmëve të tyre, i kapi dhe ua preu duart e këmbët, si dhe ua damkosi sytë. Kam parë se si ndonjëri prej tyre e fërkonte tokën me gjuhë derisa vdiste.
Selam ibn Miskini thotë: “Më është transmetuar se Haxhaxhi i ka thënë Enesit: “Më trego cili ka qenë dënimi më i rëndë të cilin e ka përdorur Pejgamberi ﷺ?” Ai ia tregoi këtë. Kur Hasani mori vesh për këtë, tha: “Do të doja të mos i kishte treguar.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 5685

Fjalë të panjohura?

6. Nënkapitulli: Kurimi me urinën e devesë

5686. Nga: Enes ibn Malik Ensariu

Musa ibn Ismaili na ka thënë: Na ka treguar Hemami nga Katadja se Enesi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Disa persona erdhën në Medinë, por nuk u pëlqeu klima, andaj u sëmurën. Pejgamberi ﷺ i urdhëroi t'i bashkëngjiteshin bariut të tij, gjegjësisht deveve, si dhe të pinin prej urinës dhe qumështit të deveve, derisa trupat e tyre u shëruan. Pas kësaj, ata e vranë bariun dhe e morën kopenë e deveve. Pejgamberi ﷺ mori vesh për këtë dhe dërgoi dikë në kërkim të tyre. Kur ia sollën, urdhëroi t'u priteshin duart e këmbët dhe t'u damkoseshin sytë.”
Ibn Sirini thotë: “Kjo ngjarje ka ndodhur para se të shpalleshin ndëshkimet e përcaktuara.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 5686

Hadithe të ngjashme: Shiko (13)

Fjalë të panjohura?

7. Nënkapitulli: Fara e zezë

5687. Nga: Aishe bint Ebu Bekri

Abdullah ibn Ebu Shejbe na ka thënë: Na ka treguar Ubejdullahu, e këtij i ka treguar Israili nga Mensuri se Halid ibn Sadi tregon: “U nisëm në një udhëtim dhe me vete kishim edhe Galib ibn Ebxherin, i cili na u sëmur gjatë rrugës. Arritëm në Medinë e ai ende ishte i sëmurë. Ibn Atiku e vizitoi atë dhe na tha: “Jua propozoj këtë farëz të zezë. Merrni pesë ose shtatë kokrra prej saj dhe shtrydhjani, duke i vënë disa pika vaji në këtë anë dhe disa pika në anën tjetër, sepse më ka treguar Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) se e ka dëgjuar Pejgamberin ﷺ duke thënë: “Vërtet kjo fara e zezë është shërim për çdo sëmundje, përveç për samin.” I thashë: “Ç'është sami?” Tha: “Vdekja.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 5687

Fjalë të panjohura?

5688. Nga: Ebu Hurejra

Jahja ibn Bukejri na ka thënë: Na ka treguar Lejthiu nga Ukajli, e ky nga Ibn Shihabi, e këtij i ka rrëfyer Ebu Seleme dhe Seid ibn Musejebi se Ebu Hurejra tregon se e ka dëgjuar të Dërguarin e Allahut ﷺ duke thënë: “Në farën e zezë ka shërim për çdo sëmundje, përveç për samin.”
Ibn Shihabi thotë: “Sami është vdekja, kurse fara e zezë është nigella (emërtim shkencor për farën e zezë).”

Referenca: Sahihu i Buhariut 5688

Fjalë të panjohura?

8. Nënkapitulli: Qulli nga elbi (telbineja) për të sëmurin

5689. Nga: Aishe bint Ebu Bekri

Hiban ibn Musai na ka thënë: Na ka rrëfyer Abdullahu, e këtij i ka rrëfyer Junus ibn Jezidi nga Ukajli, e ky nga Ibn Shihabi se Urve tregon se Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) urdhëronte që të sëmurit dhe të prekurve nga vdekja e familjarëve t'u sillej qull elbi (telbine), si dhe thoshte: “E kam dëgjuar të Dërguarin e Allahut ﷺ duke thënë: “Qulli prej elbi (telbine) është qetësim për zemrën e të sëmurit, ia largon një pjesë të mërzisë.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 5689

Hadithe të ngjashme: Shiko (3)

Fjalë të panjohura?

5690. Nga: Aishe bint Ebu Bekri

Ferve ibn Ebu Magrai na ka thënë: Na ka treguar Ali ibn Mus'hiri nga Hishami se babai i tij Urve tregon se Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) urdhëronte që të shërbehej qull elbi (telbine) dhe thoshte për të: “Ai është i urryeri i dobishëm.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 5690

Hadithe të ngjashme: Shiko (3)

Fjalë të panjohura?

9. Nënkapitulli: Kurimi me kist indian

5691. Nga: Abdullah ibn Abasi

Muala ibn Esedi na ka thënë: Na ka treguar Vuhejbi nga Ibn Tavusi, e ky nga babai i tij se Ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se Pejgamberi ﷺ ka bërë hixhame dhe ia ka bërë pagesën përkatëse bërësit të hixhames, si dhe ka përdorur metodën e kurimit me kist indian (ilaç që merret nëpërmjet hundës).

Referenca: Sahihu i Buhariut 5691

Fjalë të panjohura?

10. Nënkapitulli: Thithja me hundë e temjanit indian dhe temjanit detar

5692. Nga: Umu Kajs bint Mihsani

Sadaka ibn Fadli na ka thënë: Na ka rrëfyer Ibn Ujejne, e ky e ka dëgjuar Zuhriun nga Ubejdullahu se Umu Kajs bint Mihsani (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se e ka dëgjuar Pejgamberin ﷺ duke thënë: “Ju këshilloj ta përdorni këtë kist indian, sepse në të ka shërim për shtatë sëmundje: thithet me hundë për t'u shëruar nga infeksionet e fytit, si dhe pihet për t'u shëruar nga pleviti.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 5692

Hadithe të ngjashme: Shiko (4)

Fjalë të panjohura?

5693. Nga: Umu Kajs bint Mihsani

Umu Kajs bint Mihsani (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Njëherë hyra te Pejgamberi ﷺ me foshnjën time (mashkull), që ende nuk kishte filluar të hante ushqim,1 i cili i urinoi në prehër. Kështu, Pejgamberi ﷺ kërkoi ujë dhe e spërkati vendin e urinuar.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 5693

Hadithe të ngjashme: Shiko (2)

Fjalë të panjohura?

11. Nënkapitulli: Në ç'kohë bëhet hixhamja?

Ebu Musai e bënte hixhamen natën.

5694. Nga: Abdullah ibn Abasi

Ebu Mameri na ka thënë: Na ka treguar Abdulvarithi, e këtij i ka treguar Ejubi nga Ikrime se Ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) ka thënë: “Pejgamberi ﷺ ka bërë hixhame duke qenë agjërueshëm.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 5694

Fjalë të panjohura?

12. Nënkapitulli: Hixhamja në udhëtim dhe në ihram

Këtë e ka transmetuar edhe Ibn Buhejne nga Pejgamberi ﷺ.

5695. Nga: Abdullah ibn Abasi

Musededi na ka thënë: Na ka treguar Sufjani nga Amri, e ky nga Tavusi dhe Atai se Ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se i Dërguari i Allahut ﷺ e ka bërë hixhamen duke qenë në ihram.

Referenca: Sahihu i Buhariut 5695

Hadithe të ngjashme: Shiko (10)

Fjalë të panjohura?

13. Nënkapitulli: Përdorimi i hixhames për kurim

5696. Nga: Enes ibn Malik Ensariu

Muhamed ibn Mukatili na ka thënë: Na ka rrëfyer Abdullahu se Humejd Tavili tregon se, kur Enesi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) u pyet për pagesën e atij që bën hixhame, tha: “Ebu Tajba i bëri hixhame të Dërguarit të Allahut ﷺ, e Pejgamberi ﷺ ia dha dy saë ushqim dhe e porositi familjen e tij (që ishte pronare) t'ia lehtësonin taksat, si dhe tha: “Ilaçet më të mira që mund t'i përdorni për kurim janë hixhamja dhe kisti i detit.” Po ashtu ka thënë: “Mos i mundoni fëmijët tuaj duke ua shtrydhur bajamet, por përdoreni kistin (indian).”

Referenca: Sahihu i Buhariut 5696

Hadithe të ngjashme: Shiko (6)

Fjalë të panjohura?

5697. Nga: Xhabir ibn Abdullah Ensariu

Seid ibn Telidi na ka thënë: Më ka treguar Ibn Vehbiu, e këtij i ka rrëfyer Amri dhe të tjerë, e këtij i ka treguar Bukejri, e këtij i ka treguar Asim ibn Omer ibn Katadja se Xhabir ibn Abdullahu (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) e vizitoi Mukanein (i cili ishte i sëmurë) dhe i tha: “Nuk dal prej këtu para se të bësh hixhame, sepse e kam dëgjuar të Dërguarin e Allahut ﷺ duke thënë: “Vërtet në të ka shërim.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 5697

Hadithe të ngjashme: Shiko (4)

Fjalë të panjohura?

14. Nënkapitulli: Hixhamja në kokë

5698. Nga: Abdullah ibn Malik ibn Buhajne

Ismaili na ka thënë: Na ka treguar Sulejmani nga Alkame, e ky e ka dëgjuar Abdurrahman Arexhin se Abdullah ibn Buhajne (Allahu qoftë i kënaqur me të!) ka thënë: “I Dërguari i Allahut ﷺ e ka bërë hixhamen në mes të kokës, duke qenë në ihram, në vendin e quajtur Lehji Xhemel, rrugës për në Mekë.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 5698

Hadithe të ngjashme: Shiko (2)

Fjalë të panjohura?

5699. Nga: Abdullah ibn Abasi

Ensariu na ka thënë: Na ka rrëfyer Hisham ibn Hasani, e këtij i ka treguar Ikrime se Ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se i Dërguari i Allahut ﷺ e ka bërë hixhamen në kokë.

Referenca: Sahihu i Buhariut 5699

Hadithe të ngjashme: Shiko (10)

Fjalë të panjohura?

15. Nënkapitulli: Hixhamja për kurimin e dhimbjen e kokës dhe migrenës

5700. Nga: Abdullah ibn Abasi

Muhamed ibn Beshari më ka thënë: Na ka treguar Ibn Ebu Adiu nga Hishami, e ky nga Ikrime se Ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se Pejgamberi ﷺ ka bërë hixhame në kokë duke qenë në ihram, për shkak të dhibjes së kokës që e kishte kapur, pranë një kroi që ndodhej në vendin e quajtur Lehji Xhemel.

Referenca: Sahihu i Buhariut 5700

Hadithe të ngjashme: Shiko (10)

Fjalë të panjohura?

5701. Nga: Abdullah ibn Abasi

Muhamed ibn Sevai na ka thënë: Na ka rrëfyer Hishami nga Ikrime se Ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se i Dërguari i Allahut ﷺ ka bërë hixhame duke qenë në ihram, për shkak të migrenës që e kishte kapur.

Referenca: Sahihu i Buhariut 5701

Hadithe të ngjashme: Shiko (10)

Fjalë të panjohura?

5702. Nga: Xhabir ibn Abdullah Ensariu

Ismail ibn Ebani na ka thënë: Na ka treguar Ibn Gasili, e këtij i ka treguar Asim ibn Omeri se Xhabir ibn Abdullahu (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) thotë: “E kam dëgjuar Pejgamberin ﷺ duke thënë: “Nëse në metodat tuaja të mjekimit ka ndonjë mirësi, atëherë ajo gjendet në konsumimin e mjaltit, kupën e hixhames dhe kurimin me kauterizim, por nuk e pëlqej kurimin me kauterizim.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 5702

Hadithe të ngjashme: Shiko (4)

Fjalë të panjohura?

16. Nënkapitulli: Rruajtja e kokës për shkak të ndonjë sëmundjeje

5703. Nga: Kab ibn Uxhrai

Musededi na ka thënë: Na ka treguar Hamadi nga Ejubi, e ky e ka dëgjuar Muxhahidin, e ky nga Ibn Ebu Lejla se Kab ibn Uxhrai (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Gjatë kohës kur ishim në Hudejbije, i Dërguari i Allahut ﷺ erdhi tek unë teksa isha duke ndezur zjarrin nën kazan. Nga koka më binin morrat, andaj Pejgamberi ﷺ më tha:
- “A po të mundojnë morrat?”
- Po, - ia ktheva.
Atëherë Pejgamberi ﷺ tha: “Rruaje kokën dhe agjëro tri ditë, ose ushqeji gjashtë të varfër, ose ther një dele.”

Ejubi thotë: “Nuk e di se me cilën ka filluar.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 5703

Hadithe të ngjashme: Shiko (12)

Fjalë të panjohura?

17. Nënkapitulli: Kur dikush e përdor hekurin e skuqur për të kuruar veten ose dikë tjetër, si dhe mirësia e atij që nuk e ka bërë këtë asnjëherë

5704. Nga: Xhabir ibn Abdullah Ensariu

Ebu Velid Hisham ibn Abdulmeliku na ka thënë: Na ka treguar Abdurrahman ibn Sulejman ibn Gasili, e këtij i ka treguar Asim ibn Omer ibn Katadja se Xhabiri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se e ka dëgjuar Pejgamberin ﷺ duke thënë: “Nëse në metodat tuaja të mjekimit ka shërim, atëherë ajo gjendet në kupën e hixhames ose në kurimin me kauterizim, por nuk e pëlqej kurimin me kauterizim.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 5704

Hadithe të ngjashme: Shiko (4)

Fjalë të panjohura?

5705. Nga: Abdullah ibn Abasi

Imran ibn Mejsera na ka thënë: Na ka treguar Ibn Fudajli, e këtij i ka treguar Husajni se Amiri transmeton se Imran ibn Husejni ka thënë: “Rukja nuk bëhet për diçka tjetër pos për mësyshin ose helmimin (nga gjallesat thumbuese). (Amiri thotë:) “Kur ia përmenda këtë Seid ibn Xhubejrit, më tha: “Ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) më ka treguar se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “M'u shfaqën përpara popujt; kaluan një a dy pejgamberë me pak pasues; kaloi një pejgamber që s'kishte asnjë pasues, derisa, kur më kaloi përpara një turmë e madhe njerëzish, pyeta:Cilët janë këta? Mos janë pasuesit e mi?” Më thanë: “Ky është Musai dhe populli i tij. Më thanë: “Shih në horizont.” Kur, ja, ç'të shoh? Një mori njerëzish që mbushte horizontin! Pastaj më thanë: “Shih atje dhe andej tutje në horizontet qiellore.” Kur, ja, ç'të shoh? Një mori njerëzish e kishte mbushur horizontin! Më thanë: “Ky është umeti yt, nga të cilët shtatëdhjetë mijë do të hyjnë në Xhenet pa u marrë në llogari.” Pastaj, Pejgamberi ﷺ hyri në shtëpi pa u treguar sahabëve (se cilët janë ata shtatëdhjetë mijë veta). Kështu, njerëzit filluan të flisnin për këtë çështje dhe thanë: “Ne kemi besuar Allahun dhe kemi pasuar të Dërguarin e Tij, andaj ne jemi ata, ose ata janë fëmijët tanë që kanë lindur në Islam, sepse, sa na përket neve, ne kemi lindur në kohën para Islamit.”
Kur Pejgamberi ﷺ i dëgjoi këto fjalë, doli jashtë dhe tha: “Ata janë njerëzit që nuk kërkojnë të trajtohen me rukje, nuk besojnë në ogure dhe nuk e përdorin kurimin me kauterizim, por i mbështeten vetëm Zotit të tyre.” Kur e dëgjoi këtë Ukashe ibn Mihsani, tha: “A jam edhe unë prej tyre, o i Dërguari i Allahut?” Pejgamberi ﷺ i tha: “Po.” Pas tij u ngrit një tjetër dhe tha: “A jam edhe unë prej tyre?” Pejgamberi ﷺ tha: “Ta kaloi Ukashe.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 5705

Hadithe të ngjashme: Shiko (5)

Fjalë të panjohura?

18. Nënkapitulli: Trajtimi i infeksionit të syrit me antimon (kuhël)

Të njejtën e transmeton edhe Umu Atije

5706. Nga: Umu Seleme

Musededi na ka thënë: Na ka treguar Jahjai nga Shuëbe, e këtij i ka treguar Humejd ibn Nafiu, e ky nga Zejnebi se Umu Seleme (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Një grua, së cilës i kishte vdekur burri, lëngonte prej syrit, andaj këtë ia përmendën Pejgamberit ﷺ, si dhe ia përmendën antimonin e i treguan se brengoseshin për syrin e saj.” Pejgamberi ﷺ tha: “Ndonjëra prej jush (në kohën paraislame) qëndronte në shtrojat më të këqija dhe në shtëpinë më të keqe, e (pas një viti) kur kalonte ndonjë qen, ajo hidhte një bajgë. Andaj, jo (të mos e përdorë antimonin), derisa të kalojnë katër muaj e dhjetë ditë.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 5706

Hadithe të ngjashme: Shiko (3)

Fjalë të panjohura?

19. Nënkapitulli: Lebra

5707. Nga: Ebu Hurejra

Afani na ka thënë: Na ka treguar Selim ibn Hajani, e këtij i ka treguar Seid ibn Minai se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Sëmundja nuk bartet vetvetiu te tjetri. Oguret nuk ekzistojnë. Zëri i kukuvajkës nuk ndjell ogur të keq. Saferi nuk ekziston. E, sa i përket të lebrosurit, ikni prej tij siç ikni prej luanit!”

Referenca: Sahihu i Buhariut 5707

Hadithe të ngjashme: Shiko (6)

Fjalë të panjohura?

20. Nënkapitulli: El-meni është shërim për syrin

5708. Nga: Seid ibn Zejdi

Muhamed ibn Muthena na ka thënë: Na ka treguar Gunderi, e këtij i ka treguar Shuëbe nga Abdulmeliku, e ky e ka dëgjuar Amër ibn Hurejthin se Seid ibn Zejdi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Tartufi është nga lloji elmen, ndërsa lëngu i tij është shërim për syrin.”

Shuëbe thotë: “Hakem ibn Utbe transmeton nga Hasen Uraniu, e ky nga Amër ibn Hurejthi, e ky nga Seid ibn Zejdi, e ky nga Pejgamberi ﷺ; Shuëbe thotë: “Kur ma ka treguar këtë hadith Hakemi, nuk e mohova se është hadith i Abdulmelikut.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 5708

Hadithe të ngjashme: Shiko (3)

Fjalë të panjohura?

21. Nënkapitulli: Dhënia e ilaçit me imponim (ledudi)

.

5709. Nga: Aishe bint Ebu Bekri - Abdullah ibn Abasi

5709, 5710, 5711 - Ali ibn Abdullahu na ka thënë: Na ka treguar Jahja ibn Seidi, e këtij i ka treguar Sufjani, e këtij i ka treguar Musa ibn Ebu Aishe nga Ubejdullah ibn Abdullahu se Ibn Abasi dhe Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) kanë transmetuar se Ebu Bekri e puthi Pejgamberin ﷺ pasi vdiq.

Referenca: Sahihu i Buhariut 5709

Hadithe të ngjashme: Shiko (14)

Fjalë të panjohura?

5710. Nga: Aishe bint Ebu Bekri - Abdullah ibn Abasi

5709, 5710, 5711

Referenca: Sahihu i Buhariut 5710

Hadithe të ngjashme: Shiko (14)

Fjalë të panjohura?

5711. Nga: Aishe bint Ebu Bekri - Abdullah ibn Abasi

5709, 5710, 5711

Referenca: Sahihu i Buhariut 5711

Hadithe të ngjashme: Shiko (14)

Fjalë të panjohura?

5712. Nga: Aishe bint Ebu Bekri

Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) thotë: “Gjatë kohës kur Pejgamberi ﷺ lëngonte nga sëmundja, i dhamë ilaç, megjithëse ai na bënte me shenjë të mos i jepnim! Ne thoshim: “Është reagimi i të sëmurit nga antipatia prej ilaçit.” Por, kur u përmend, na tha: “A nuk ju ndaloja të më jepnit ilaç?!” I thamë: “Mendonim se ishte reagim i të sëmurit nga antipatia për ilaçet.” Pejgamberi ﷺ tha: “Askush në shtëpi të mos mbesë pa marrë ilaç, - para syve të mi, - përveç Abasit, se ai nuk ishte i pranishëm!”

Referenca: Sahihu i Buhariut 5712

Hadithe të ngjashme: Shiko (4)

Fjalë të panjohura?

5713. Nga: Umu Kajs bint Mihsani

Ali ibn Abdullahu na ka thënë: Na ka treguar Sufjani nga Zuhriu, e këtij i ka rrëfyer Ubejdullahu se Umu Kajsi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) thotë: “Hyra tek i Dërguari i Allahut ﷺ me një djalë timin, të cilit, paraprakisht, ia shrydha bajamet me gishtërinj, për shkak të ënjtjes. Atëherë Pejgamberi ﷺ më tha: “Pse po veproni kështu me fëmijët tuaj? Ju mjafton ta përdorni këtë kistin indian, sepse në të ka shërim për shtatë sëmundje: për plevitin dhe për trajtimin e pezmatimit të fytit përmes thithjes së tij.
Sufjani tregon: “E kam dëgjuar Zuhriun të thotë: “Na i ka sqaruar vetëm dy prej tyre, kurse pesë të tjerat nuk na i ka sqaruar.”

I thashë Sufjanit: “Mameri e ka përdorur shprehjen: ia shtrydha ato (bajamet), dhe ka thënë se nuk mbaj në mend të ketë përdorur shprehje tjetër, e kam mësuar përmendsh nga goja e Zuhriut. Ndërkohë Sufjani e pati përshkruar djaloshin se si i është shtrydhur bajamja me gisht, e në atë rast Sufjani e futi gishin e tij në fyt, duke shpjeguar se çfarë është për qëllim.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 5713

Hadithe të ngjashme: Shiko (4)

Fjalë të panjohura?

22. Nënkapitull

5714. Nga: Aishe bint Ebu Bekri

Bishr ibn Muhamedi na ka thënë: Na ka rrëfyer Abdullahu, e këtij i ka rrëfyer Mameri dhe Junusi nga Zuhriu, e këtij i ka rrëfyer Ubejdullah ibn Abdullah ibn Utbe se Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!), bashkëshortja e Pejgamberit ﷺ, tregon: “Kur të Dërguarit të Allahut ﷺ iu rëndua dhe iu ashpërsua sëmundja, u kërkoi leje grave të tij që të mjekohej në shtëpinë time. Ato i dhanë leje. Një ditë, doli duke e mbajtur dy burra për krahësh, Abasi dhe një burrë tjetër, ndërsa këmbët i tërhiqte zvarrë.”
Ubejdullahu thotë: “I tregova ibn Abasit për këtë, e ai më tha: “A e di kush ka qenë ai burri tjetër, emrin e të cilit nuk e ka përmendur Aishja?”
- Jo, - i thashë unë.
- Ka qenë Aliu, - tha.
Aishja tregon se, pasi Pejgamberi ﷺ shkoi në shtëpinë e saj dhe iu shtua dhimbja, tha: “Më hidhni ujë prej shtatë enëve të cilave ende nuk u është zgjidhur gryka, me shpresë që të kem mundësi t'u përcjell njerëzve ca porosi.”
Kështu, e ulëm në një vaskë të Hafsës, gruas së Pejgamberit ﷺ, dhe filluam t'i hidhnim ujë prej enëve në fjalë, derisa filloi të na bëjë me shenjë se mjafton. Pastaj u doli njerëzve, ua fali namazin dhe u mbajti një fjalim.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 5714

Hadithe të ngjashme: Shiko (15)

Fjalë të panjohura?

23. Nënkapitulli: Ënjtja e bajameve

5715. Nga: Umu Kajs bint Mihsani

Ebu Jemani na ka thënë: Na ka rrëfyer Shuajbi nga Zuhriu se Ubejdullah ibn Abdullahu tregon: “Umu Kajs bint Mihsan Esediu - nga familja Huzejme - (Allahu qoftë i kënaqur me të!), e cila ishte ndër gratë e para muhaxhire që ia kishin dhënë besën Pejgamberit ﷺ, pikërisht motra e Ukashes, i ka treguar atij se shkoi tek i Dërguari i Allahut ﷺ me një djalë të sajin, të cilit ia kishte shtrydhur bajamet me gishtërinj, për shkak të ënjtjes.”
Atëherë Pejgamberi ﷺ i tha: “Përse po veproni kështu me fëmijët tuaj? Ju mjafton ta përdorni këtë kist indian, sepse në të ka shërim për shtatë sëmundje, përfshirë edhe plevitin.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 5715

Hadithe të ngjashme: Shiko (4)

Fjalë të panjohura?

24. Nënkapitulli: Kurimi i diarresë

5716. Nga: Ebu Seid Hudriu

Muhamed ibn Beshari na ka thënë: Na ka treguar Muhamed ibn Xhaferi, e këtij i ka treguar Shuëbe, e ky nga Katadja, e ky nga Ebu Mutevekili se Ebu Seidi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Një burrë erdhi te Pejgamberi ﷺ e i tha: “Vëllai im lëngon nga diarreja?” Tha: “Jepi të hajë mjaltë!” I dha të hajë, pastaj erdhi dhe tha: “I dhashë të hajë, por kjo vetëm ia shtoi rrjedhjen e barkut.” Pejgamberi ﷺ tha: “Allahu e ka thënë të vërtetën, kurse barku i vëllait tënd ka gënjyer. Jepi të hajë mjaltë!”

Transmetimin e Muhamed ibn Xhaferit e fuqizon Nadri nga Shuëbe.

Referenca: Sahihu i Buhariut 5716

Hadithe të ngjashme: Shiko (2)

Fjalë të panjohura?

25. Nënkapitulli: Saferi, sëmundja që prek barkun, është besëtytni

,

5717. Nga: Ebu Hurejra

Abdulaziz ibn Abdullahu na ka thënë: Na ka treguar Ibrahim ibn Sadi nga Salihu, e ky nga Ibn Shihabi, e këtij i ka rrëfyer Ebu Seleme ibn Abdurrahmani dhe të tjerë se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Sëmundja nuk bartet vetvetiu te tjetri1. Nuk ka safer dhe nuk ka ogurzezë nga kukuvajka!” Ndërkohë, një beduin e pyeti: “O i Dërguari i Allahut! E si ndodh atëherë që, devetë e mia, teksa janë duke ecur nëpër rërë sikur të ishin antilopë, vijnë disa deve të zgjebosura, futen midis tyre dhe ua bartin zgjebën të tjerave?” Pejgamberi ﷺ tha: “Po tek e para kush e kaloi sëmundjen?”

Këtë e ka transmetuar edhe Zuhriu nga Ebu Seleme dhe Sinan ibn Sinani.

Referenca: Sahihu i Buhariut 5717

Hadithe të ngjashme: Shiko (6)

Fjalë të panjohura?

26. Nënkapitulli: Pleviti

5718. Nga: Umu Kajs bint Mihsani

Muhamedi më ka thënë: Na ka rrëfyer Atab ibn Beshiri nga Is'haku, e ky nga Zuhriu se Ubejdullah ibn Abdullahu tregon: “Umu Kajs bint Mihsan Esediu - nga familja Huzejme - (Allahu qoftë i kënaqur me të!), e cila ishte ndër gratë e para muhaxhire që ia kishin dhënë besën të Dërguarit të Allahut ﷺ, pikërisht motra e Ukashes, i ka treguar atij se hyri tek i Dërguari i Allahut ﷺ me një djalë të sajin, të cilit ia kishte ndrydhur me gishtërinj bajamet për shkak të ënjtjes.”
Atëherë Pejgamberi ﷺ i tha: “Keni frikë Allahun! Përse po veproni kështu me fëmijët tuaj? Ju mjafton ta përdorni këtë kist indian, sepse në të ka shërim për shtatë sëmundje, përfshirë edhe plevitin.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 5718

Hadithe të ngjashme: Shiko (4)

Fjalë të panjohura?

5719. Nga: Enes ibn Malik Ensariu

5719, 5720, 5721 - Arimi na ka thënë: Na ka treguar Hamadi se Ejubit i është lexuar nga librat e Ebu Kilabes, - ca gjëra i janë treguar e ca të tjera i janë lexuar, - ndër të tjera ishte edhe kjo, se Enesi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se Ebu Talhai dhe Enes ibn Nadri e kuruan atë me kauterizim, përkatësisht e kuroi Ebu Talhai me dorën e vet.
Abad ibn Mensuri transmeton nga Ejubi, e ky nga Ebu Kilabe se Enes ibn Maliku tregon: “I Dërguari i Allahut ﷺ i lejoi një familjeje nga radhët e ensarëve të bëjnë rukje për t'u kuruar nga helmi (i gjallesave thumbuese) dhe dhembjet e veshit.”
Përsëri Enesi thotë: “E kam përdorur hekurin e skuqur për t'u kuruar nga pleviti, ndërkohë i Dërguari i Allahut ﷺ ishte gjallë. Ebu Talhai, Enes ibn Nadri dhe Zejd ibn Thabiti më shikuan, kurse Ebu Talhai më kuroi me dorën e vet.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 5719

Hadithe të ngjashme: Shiko (3)

Fjalë të panjohura?

5720. Nga: Enes ibn Malik Ensariu

5719, 5720, 5721

Referenca: Sahihu i Buhariut 5720

Hadithe të ngjashme: Shiko (3)

Fjalë të panjohura?

5721. Nga: Enes ibn Malik Ensariu

5719, 5720, 5721

Referenca: Sahihu i Buhariut 5721

Hadithe të ngjashme: Shiko (3)

Fjalë të panjohura?

27. Nënkapitulli: Djegia e hasrës për ta ndalur gjakun me të

5722. Nga: Sehël ibn Sad Saidiu

Seid ibn Ufejri më ka thënë: Na ka treguar Jakub ibn Abdurrahman Kaëriu, e ky nga Ebu Hazimi se Sehël ibn Sad Saidiu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Kur u thye helmeta e të Dërguarit të Allahut ﷺ mbi kokën e tij, iu gjakos fytyra dhe iu thye dhëmbi prerës anësor. Aliu shkonte e vinte duke e ndërruar ujin që e sillte me mburojë. Fatimja vajti për t'ia fshirë gjakun nga fytyra, por, kur pa se gjaku po shtohej në ujë, mori një copë hasre dhe e dogji, ndërsa hirin e saj e vuri sipër plagës së të Dërguarit të Allahut ﷺ, e në atë rast gjaku filloi t'i ndalet.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 5722

Hadithe të ngjashme: Shiko (7)

Fjalë të panjohura?

28. Nënkapitulli: Zjarrmia është pjesë e afshit të Xhehenemit

5723. Nga: Abdullah ibn Omeri

Jahja ibn Sulejmani më ka thënë: Na ka treguar Ibn Vehbiu, e këtij i ka treguar Maliku, e ky nga Nafiu se Ibn Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: Zjarrmia është pjesë e afshit të Xhehenemit, andaj shuajeni atë me ujë.”
Nafiu ka thënë: “Abdullahu e kishte shprehi të thoshte: “Na e largo këtë vuajtje!”

Referenca: Sahihu i Buhariut 5723

Hadithe të ngjashme: Shiko (2)

Fjalë të panjohura?

5724. Nga: Esma bint Ebu Bekri

Abdullah ibn Mesleme transmeton nga Maliku, e ky nga Hishami se Fatime bint Mundhiri tregon se, kur Esma bint Ebu Bekrit (Allahu qoftë i kënaqur me të!) i sillej ndonjë grua të cilën e kishte kapluar zjarrmia, fillimisht lutej për të, pastaj i hidhte ujë në kraharor dhe thoshte: “I Dërguari i Allahut ﷺ na urdhëronte ta flladisnim me ujë.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 5724

Fjalë të panjohura?

5725. Nga: Aishe bint Ebu Bekri

Muhamed ibn Muthena më ka thënë: Na ka treguar Jahjai, e këtij i ka treguar Hishami, e këtij i ka rrëfyer babai i tij se Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë:Zjarrmia është pjesë e afshit të Xhehenemit, andaj flladiteni me ujë.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 5725

Hadithe të ngjashme: Shiko (2)

Fjalë të panjohura?

5726. Nga: Rafi ibn Hadixhi

Musededi na ka thënë: Na ka treguar Ebu Ahvasi, e këtij i ka treguar Seid ibn Mesruku, e ky nga Abaje ibn Rifae, e ky nga gjyshi i tij se Rafi ibn Hadixhi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “E kam dëgjuar Pejgamberin ﷺ të thotë: Zjarrmia është pjesë e afshit të Xhehenemit, andaj freskojeni me ujë.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 5726

Hadithe të ngjashme: Shiko (2)

Fjalë të panjohura?

29. Nënkapitulli: Kur dikush lëshon një vendbanim që nuk i përshtatet

5727. Nga: Enes ibn Malik Ensariu

Abdulala ibn Hamadi na ka thënë: Na ka treguar Jezid ibn Zureji, e këtij i ka treguar Seidi, e këtij i ka treguar Katadja se Enes ibn Maliku (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Disa njerëz, - ose ka thënë: disa burra, - nga fiset ukël dhe urejne erdhën tek i Dërguari i Allahut ﷺ dhe diskutuan për Islamin.” Ata thanë: “O Pejgamber i Allahut, ne jemi blegtorë, e jo bujq.” Atyre nuk u pëlqeu klima në Medinë, andaj i Dërguari i Allahut ﷺ urdhëroi t'u jepen disa kope devesh dhe një bari. I urdhëroi të dalin jashtë Medinës e të pinë qumësht dhe urinë të deveve. Por, kur shkuan afër pllajës, ata bënë kufër pas besimit të tyre, e vranë bariun e të Dërguarit të Allahut ﷺ dhe u grahën deveve. Me t'i arritur lajmi, Pejgamberi ﷺ dërgoi dikë në kërkim të tyre. (Pasi i zunë) urdhëroi t'u damkosen sytë, t'u priten duart dhe u lanë afër pllajës, derisa vdiqën në këtë gjendje.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 5727

Hadithe të ngjashme: Shiko (13)

Fjalë të panjohura?

30. Nënkapitulli: Transmetimet që flasin për murtajën

5728. Nga: Usame ibn Zejdi

Hafs ibn Omeri na ka thënë: Na ka treguar Shuëbe, e këtij i ka rrëfyer Habib ibn Ebu Thabiti se Ibrahim ibn Sadi thotë: “E kam dëgjuar Usame ibn Zejdin (Allahu qoftë i kënaqur me të!) duke i treguar Sadit se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Nëse dëgjoni se ka rënë murtaja në ndonjë vend, mos hyni në të, e, nëse jeni në ndonjë vend ku tanimë ka rënë murtaja, mos dilni prej aty.”
Habib ibn Ebu Thabiti e pyeti Ibrahimin: “E ke dëgjuar Usamen duke i treguar Sadit dhe ai nuk e mohonte?” Ai tha: “Po.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 5728

Hadithe të ngjashme: Shiko (3)

Fjalë të panjohura?

5729. Nga: Abdullah ibn Abasi

Abdullah ibn Jusufi na ka thënë: Na ka rrëfyer Maliku, e ky nga Ibn Shihabi, e ky nga Abdulhamid ibn Abdurrahman ibn Zejd ibn Hatabi, e ky nga Abdullah ibn Abdullah ibn Harith ibn Neufeli se Abdullah ibn Abasi tregon se Omer ibn Hatabi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) u nis drejt Shamit (bashkë me ushtrinë). Kur arritën në vendin e quajtur Serga, udhëheqësit e ushtrive i erdhën për ta takuar, në mesin e të cilëve edhe Ebu Ubejde ibn Xherrahu me shokët e tij. Ata e njoftuan Omerin se në tokën e Shamit kishte rënë epidemia.
Ibn Abasi vazhdon të tregojë se Omeri tha: “M'i thirrni këtu muhaxhirët e parë.” Pasi vajtën, u konsultua me ta, duke i treguar se Shamin e kishte goditur epidemia, por ata nuk mbanin të njëjtin qëndrim.” Dikush prej tyre tha: “Tanimë ke nisur një punë, andaj mendojmë se nuk duhet të kthehesh mbrapa.” Disa të tjerë thanë: “Me vete ke pjesën tjetër të njerëzve, ndër ta edhe shokët e të Dërguarit të Allahut ﷺ, prandaj nuk mendojmë se është e arsyeshme t'i vësh ata përballë kësaj epidemie.” Omeri tha: “Ngrihuni tani!” Pastaj urdhëroi t'ia thërrisnin ensarët. Ia thirra, e ai u konsultua edhe me ta, por edhe ata ndoqën metodën e muhaxhirëve: kishin qëndrime të ndryshme sikurse ata.” Atëherë tha: “Ngrihuni tani!” Pastaj tha: “M'i thirr këtu muhaxhirët e moshuar që janë me ne, të cilët kanë bërë hixhret në vitin e Çlirimit të Mekës!” I thirra dhe, ja, të gjithë ishin të një mendimi.” Ata thanë: “Mendojmë të kthehemi mbrapsht bashkë me popullin dhe të mos i vësh ata përballë kësaj epidemie.” Atëherë Omeri iu drejtua njerëzve me zë të lartë: “Në agim do t'u hipim kafshëve për t'u kthyer, andaj rrini gati në agim!” Në atë moment, Ebu Ubejde ibn Xherrahu u ngrit dhe i tha: “A po ikën nga caktimi i Allahut?”
Omeri ia ktheu: “Ah, sikur ta thoshte këtë dikush tjetër, o Ebu Ubejde! Po pra, po ikim nga caktimi i Allahut në caktimin e Allahut.” Dhe shtoi: “Paramendoje sikur të kishe me vete ca deve, të cilat kanë zbritur në një luginë që, njërën anë e ka pjellore, kurse tjetrën shterpë. A nuk pajtohesh se, nëse do t'i kullosje devetë në anën pjellore, do ta bëje këtë me caktimin e Allahut, e, nëse do t'i kullosje në anën shterpë, do ta bëje këtë me caktimin e Allahut?”

Ndërkohë në vendngjarje arriti Abdurrahman ibn Aufi, i cili kishte qenë i zënë me disa nevoja të tij personale.
Unë kam njohuri për këtë çështje, - tha ai.
E kam dëgjuar të Dërguarin e Allahut ﷺ duke thënë: “Nëse dëgjoni se ka rënë (murtaja) në ndonjë vend, mos hyni në të, e, nëse jeni në ndonjë vend të prekur nga ajo, mos dilni prej aty për të ikur prej saj!” - shtoi Abdurrahmani.
Ibn Abasi tha: “Omeri e lavdëroi Allahun për këtë dhe u largua.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 5729

Hadithe të ngjashme: Shiko (3)

Fjalë të panjohura?

5730. Nga: Abdullah ibn Amër ibn Asi

Abdullah ibn Jusufi na ka thënë: Na ka rrëfyer Maliku, e ky nga Ibn Shihabi se Abdullah ibn Amiri tregon: “Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) u nis drejt Shamit dhe, kur arriti në Serga, u njoftua se në Sham kishte rënë një epidemi. Abdurrahman ibn Aufi pastaj i tregoi se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Nëse dëgjoni se (murtaja) ka rënë në ndonjë vend, mos hyni në të, e, nëse jeni në ndonjë vend të prekur nga ajo, mos dilni prej aty për të ikur prej saj!”

Referenca: Sahihu i Buhariut 5730

Hadithe të ngjashme: Shiko (3)

Fjalë të panjohura?

5731. Nga: Ebu Hurejra

Abdullah ibn Jusufi na ka thënë: Na ka rrëfyer Maliku, e ky nga Nuajm Muxhmiri se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Në Medinë nuk mund të hyjë Dexhalli e as murtaja.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 5731

Hadithe të ngjashme: Shiko (3)

Fjalë të panjohura?

5732. Nga: Enes ibn Malik Ensariu

Musa ibn Ismaili na ka thënë: Na ka treguar Abdulvahidi, e këtij i ka treguar Asimi se Hafsa bint Sirini tregon: “Enes ibn Maliku (Allahu qoftë i kënaqur me të!) më pyeti: “Si ka vdekur Jahjai?” I thashë: “Nga murtaja.” Më tha: “I Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Vdekja nga murtaja konsiderohet shehidllëk, për çdo musliman.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 5732

Hadithe të ngjashme: Shiko (2)

Fjalë të panjohura?

5733. Nga: Ebu Hurejra

Ebu Asimi transmeton nga Maliku, e ky nga Sumeji, e ky nga Ebu Salihu se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Ai që vdes nga dhimbjet e barkut është shehid dhe ai që vdes nga murtaja është shehid.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 5733

Hadithe të ngjashme: Shiko (4)

Fjalë të panjohura?

31. Nënkapitulli: Shpërblimi i atij që e duron murtajën

5734. Nga: Aishe bint Ebu Bekri

Is'haku na ka thënë: Na ka rrëfyer Habani, e këtij i ka treguar Davud ibn Ebu Furati, e këtij i ka treguar Abdullah ibn Burejde, e ky nga Jahja ibn Jameri se Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!), bashkëshortja e Pejgamberit ﷺ, tregon se e pyeti të Dërguarin e Allahut ﷺ rreth murtajës, e në atë rast ai iu përgjigj: “Ajo ka qenë një lloj dënimi i Allahut, të cilin e çonte mbi këdo që dëshironte, porse për besimtarët e ka bërë mëshirë. Nëse një rob i Allahut vazhdon të qëndrojë në vendin e tij ku ka rënë murtaja, duke e ditur se s'ka mundësi ta godasë diçka tjetër pos asaj që Allahu e ka caktuar për të, do të shpërblehet sikurse shehidi.”

Transmetimin e Habanit e fuqizion Nadri nga Davudi.

Referenca: Sahihu i Buhariut 5734

Hadithe të ngjashme: Shiko (3)

Fjalë të panjohura?

32. Nënkapitulli: Rukja me Kuran dhe suret kërkimmbrojtëse

5735. Nga: Aishe bint Ebu Bekri

Ibrahim ibn Musai më ka thënë: Na ka rrëfyer Hishami, e ky nga Mameri, e ky nga Zuhriu, e ky nga Urve se Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Kur Pejgamberin ﷺ e goditi sëmundja e vdekjes, ia lexonte vetes suret kërkimmbrojtëse (Ihlas, Felek dhe Nas) duke fryrë në duar e pastaj duke e fërkuar trupin. Por, kur sëmundja iu rëndua, ia lexoja unë suret dhe pastaj, me dorën e tij, ia përshkoja trupin, duke shpresuar në bereqetin e saj (dorës së tij).”

Mameri thotë: “E kam pyetur Zuhriun: “Si frynte?” Tha: “Frynte në dy duart e tij, pastaj fërkonte me to fytyrën e tij.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 5735

Hadithe të ngjashme: Shiko (4)

Fjalë të panjohura?

33. Nënkapitulli: Rukja me suren Fatiha

Transmetohet edhe nga Ibn Abasi nga Pejgamberi ﷺ.

5736. Nga: Ebu Seid Hudriu

Muhamed ibn Beshari më ka thënë: Na ka treguar Gunderi, e këtij i ka treguar Shuëbe, e ky nga Ebu Bishri, e ky nga Ebu Mutevekili se Ebu Seid Hudriu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Një grup shokësh të Pejgamberit ﷺ (gjatë një udhëtimi) arritën në një lagje të një fisi arab, të cilët refuzuan t'u ofrojnë konak. Duke qenë në këtë gjendje, prijësin e fisit në fjalë e thumboi një akrep. Ata pyetën: “Vallë, mos ndokush prej jush posedon ndonjë ilaç ose bën rukje?” Sahabët thanë: “Ne ju kërkuam konak, por ju na refuzuat, andaj nuk do t'ju ofrojmë ndihmë pa na paguar.” Kështu, ranë në ujdi që për pagesë të marrin një kope delesh. Sahabiu filloi t'ia lexojë suren Fatiha, duke mbledhur pak pështymë në gojë e pastaj duke e spërkatur të sëmurin me të. Prijësi u shërua dhe ata ua sollën kopenë e deleve.” Disa sahabë thoshin: “Nuk do t'i pranojmë para se ta pyesim Pejgamberin ﷺ.” Kur e pyetën, ai qeshi dhe tha: “E si e dije që ajo (surja Fatiha) është rukje? Mbani delet dhe lërmëni edhe mua një pjesë.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 5736

Hadithe të ngjashme: Shiko (4)

Fjalë të panjohura?

34. Nënkapitulli: Bërja e rukjes duke kushtëzuar një kope delesh

5737. Nga: Abdullah ibn Abasi

Sidan ibn Mudarib Ebu Muhamed Bahiliu më ka thënë: Na ka treguar Ebu Masher Basriu, Jusuf ibn Jezid Berai, - i cili konsiderohet i besueshëm, - e këtij i ka treguar Ubejdullah ibn Ahnes Ebu Maliku, e ky nga Ibn Ebu Mulejke se Ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se një grup shokësh të Pejgamberit ﷺ kaluan pranë një fisi që jetonin afër ujit, njërin prej të cilëve e kishte pickuar akrepi. Një pjesëtar i fisit në fjalë iu afrua atyre dhe i pyeti: “Vallë, mos ndokush prej jush di të bëjë rukje, sepse njërin prej nesh e ka pickuar akrepi?” Atëherë një sahab shkoi dhe ia lexoi suren Fatiha në këmbim të një kopeje delesh. Pasi që burri u shërua, sahabiu mori kopenë e deleve dhe vajti te shokët e tij. Atyre nuk iu pëlqeu kjo gjë dhe thanë: “Kundrejt Librit të Allahut ke marrë kompensim?” Kur arritën në Medinë, e pyetën për këtë Pejgamberin ﷺ: “O i Dërguari i Allahut! Ky shoku ynë ka marrë kompensim për Librin e Allahut!” I Dërguari i Allahut ﷺ tha: “Gjëja më meritore për të cilën do të merrnit kompensim është Libri i Allahut.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 5737

Fjalë të panjohura?

35. Nënkapitulli: Rukja nga mësyshi

5738. Nga: Aishe bint Ebu Bekri

Muhamed ibn Kethiri na ka thënë: Na ka rrëfyer Sufjani, e këtij i ka treguar Mabed ibn Halidi, e ky e ka dëgjuar Abdullah ibn Shedadin se Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) ka thënë: “I Dërguari i Allahut ﷺ më ka urdhëruar, - ose ka thënë: ka urdhëruar, - që mësyshi të trajtohet me rukje.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 5738

Fjalë të panjohura?

5739. Nga: Umu Seleme

Muhamed ibn Halidi më ka thënë: Na ka treguar Muhamed ibn Vehb ibn Atije Dimeshkiu, e këtij i ka treguar Muhamed ibn Harbi, e këtij i ka treguar Muhamed ibn Velid Zubejdiu, e këtij i ka rrëfyer Zuhriu, e ky nga Urve ibn Zubejri, e ky nga Zejnebe bint Ebu Seleme se Umu Seleme (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se njëherë Pejgamberi ﷺ, teksa ishte në shtëpinë e saj, pa një vajzë të vogël me një njollë të zezë në fytyrë dhe tha: “Gjeni dikë që t'i bëjë rukje, sepse e kanë marrë mësysh!”

Ukajli transmeton nga Zuhriu, e këtij i ka rrëfyer Urve nga Pejgamberi ﷺ, ndërkaq transmetimin e tij e fuqizon Abdullah ibn Salimi nga Zubejdiu.

Referenca: Sahihu i Buhariut 5739

Fjalë të panjohura?

36. Nënkapitulli: Mësyshi është i vërtetë

5740. Nga: Ebu Hurejra

Is'hak ibn Nasri na ka thënë: Na ka treguar Abdurrezaku, e ky nga Mameri, e ky nga Hemami se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Mësyshi është i vërtetë”, si dhe ka ndaluar bërjen e tatuazhit.

Referenca: Sahihu i Buhariut 5740

Hadithe të ngjashme: Shiko (2)

Fjalë të panjohura?

37. Nënkapitulli: Rukja për kafshimin e gjarprit dhe pickimin e akrepit

5741. Nga: Aishe bint Ebu Bekri

Musa ibn Ismaili na ka thënë: Na ka treguar Abdulvahidi, e këtij i ka treguar Sulejman Shejbaniu, e këtij i ka treguar Abdurrahman ibn Esvedi se babai i tij Esved ibn Jezidi tregon se e ka pyetur Aishen (Allahu qoftë i kënaqur me të!) në lidhje me rukjen për helmimin (e gjallesave thumbuese), e në atë rast ajo i ka thënë: “Pejgamberi ﷺ e ka lejuar rukjen për çdo thumbim helmues.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 5741

Fjalë të panjohura?

38. Nënkapitulli: Çfarë lexonte Pejgamberi ﷺ gjatë rukjes?

5742. Nga: Enes ibn Malik Ensariu

Musededi na ka thënë: Na ka treguar Abdulvarithi se Abdulazizi tregon: “Unë dhe Thabiti u futëm tek Enesi (Allahu qoftë i kënaqur me të!). Thabiti i tha: “O Ebu Hamza! Nuk po ndihem mirë.” Enesi i tha: “A ke dëshirë të të bëj rukje me atë që ka lexuar i Dërguari i Allahut ﷺ gjatë rukjes?” Ai tha: “Posi.” Enesi tha: “Allahume rabe nas, mudhhibel bes, ishfi, ente shafi, la shafije ila ente, shifaen la jugadiru sekamen (O Allah! O Zoti i njerëzve, Ti që largon dhimbjet, shëro, sepse Ti je Shëruesi, s'ka shërues tjetër përveç Teje, shërim i cili nuk lë sëmundje)!”

Referenca: Sahihu i Buhariut 5742

Fjalë të panjohura?

5743. Nga: Aishe bint Ebu Bekri

Amër ibn Aliu na ka thënë: Na ka treguar Jahjai, e këtij i ka treguar Sufjani, e këtij i ka treguar Sulejmani, e ky nga Muslimi, e ky nga Mesruku se Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se, kur Pejgamberi ﷺ i bënte rukje ndonjë anëtari të familjes së tij, e vinte dorën e djathtë mbi të dhe thoshte: “Allahume rabe nas, edhhibil bes, ishfihi ve ente shafi, la shifae ila shifauke, shifaen la jugadiru sekamen (O Allah! O Zoti i njerëzve, largoje dhimbjen dhe shëroje atë, sepse Ti je Shëruesi, nuk ka shërim përpos shërimit Tënd, shërim i cili nuk lë sëmundje)!

Sufjani ka thënë: “Këtë ia kam treguar Mensurit, i cili më ka treguar nga Ibrahimi, e ky nga Mesruku, e ky nga Aishja, ngjashëm me këtë.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 5743

Fjalë të panjohura?

5744. Nga: Aishe bint Ebu Bekri

Ahmed ibn Ebu Rexhai më ka thënë: Na ka treguar Nadri, e ky nga Hisham ibn Urve, e këtij i ka rrëfyer babai i tij se Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se, kur i Dërguari i Allahut ﷺ bënte rukje, thoshte: “Imsahil bes rabe nas, bijedike shifau, la kashife lehu ila ente (Fshije dhimbjen, o Zoti i njerëzve! Në Dorën Tënde është shërimi, s'ka kush e largon dhimbjen pos Teje)!

Referenca: Sahihu i Buhariut 5744

Hadithe të ngjashme: Shiko (3)

Fjalë të panjohura?

5745. Nga: Aishe bint Ebu Bekri

Ali ibn Abdullahu na ka thënë: Na ka treguar Sufjani, e këtij i ka treguar Abdurabih ibn Seidi, e ky nga Amra se Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se Pejgamberi ﷺ i thoshte të sëmurit: “Bismilah. Me dheun e tokës sonë dhe pështymën e ndonjërit prej nesh, shërohet i sëmuri ynë, me lejen e Zotit tonë.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 5745

Hadithe të ngjashme: Shiko (2)

Fjalë të panjohura?

5746. Nga: Aishe bint Ebu Bekri

Sadaka ibn Fadli më ka thënë: Na ka rrëfyer Ibn Ujejne, e ky nga Abdurabih ibn Seidi, e ky nga Amra se Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se Pejgamberi ﷺ gjatë rukjes thoshte: “Bismilah. Me dheun e tokës sonë dhe pështymën e ndonjërit prej nesh shërohet i sëmuri ynë, me lejen e Zotit tonë.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 5746

Hadithe të ngjashme: Shiko (2)

Fjalë të panjohura?

39. Nënkapitulli: Të pështyerit lehtë gjatë rukjes

5747. Nga: Ebu Katade Sulemiu

Halid ibn Mahledi na ka thënë: Na ka treguar Sulejmani, e ky nga Jahja ibn Seidi, e ky e ka dëgjuar Ebu Selemen se Ebu Katadja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “E kam dëgjuar Pejgamberin ﷺ duke thënë: “Ëndrra e mirë është prej Allahut, kurse ëndrra e keqe është prej shejtanit. Andaj, kur dikush prej jush sheh në ëndërr diçka që e urren, kur të zgjohet, le të pështyjë tri herë lehtë, duke kërkuar mbrojtje nga e keqja e saj, sepse kështu ajo s'do t'i bëjë dëm asgjë.”
Ebu Seleme thotë: “Që kur e kam dëgjuar këtë hadith, edhe po të shihja ëndrra që do të më dukeshin më të rënda se kodrat, nuk do t'ua vija veshin.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 5747

Hadithe të ngjashme: Shiko (8)

Fjalë të panjohura?

5748. Nga: Aishe bint Ebu Bekri

Abdulaziz ibn Abdullah Uvejsi na ka thënë: Na ka treguar Sulejmani, e ky nga Junusi, e ky nga Ibn Shihabi, e ky nga Urve ibn Zubejri se Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Çdo natë, kur i Dërguari i Allahut ﷺ binte në shtrat, i bashkonte shuplakat e duarve dhe frynte në to duke lexuar suren Ihlas dhe dy suret kërkimmbrojtëse, e më pas e përshkonte fytyrën dhe trupin aq sa kishte mundësi.”
Aishja thotë: “E, kur u sëmur, më urdhëronte mua që të veproja ashtu me të.”
Junusi thotë: “E kam parë Ibn Shihabin duke vepruar kështu sa herë binte në shtrat.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 5748

Hadithe të ngjashme: Shiko (3)

Fjalë të panjohura?

5749. Nga: Ebu Seid Hudriu

Musa ibn Ismaili na ka thënë: Na ka treguar Ebu Avane, e ky nga Ebu Bishri, e ky nga Ebu Mutevekili se Ebu Seid Hudriu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Një grup i shokëve të Pejgamberit ﷺ u nisën për në udhëtim dhe u ndalën te një fis arab, prej të cilëve kërkuan konak, por ata refuzuan.
Kështu, prijësin e fisit në fjalë e thumboi një akrep. Pjesëtarët e fisit bënë çmos për ta ndihmuar, por asgjë nuk i bënte dobi. Dikush tha: “Sikur të shkonit te grupi që u ndalën më herët, ndoshta posedojnë diçka që i ndihmon!”
Kështu, vajtën te sahabët dhe u thanë: “O ju njerëz, prijësin tonë e ka thumbuar një akrep! E mjekuam me çka mundëm, por asgjë nuk po i bën dobi. Vallë, mos ndokush prej jush posedon diçka (që i bën dobi)?”
- Po, për Allah, unë di të bëj rukje. Mirëpo, për Allah!, ne ju kërkuam konak më parë e ju na refuzuat, andaj nuk do t'ju ofrojmë ndihmë pa na paguar, - tha njëri prej sahabëve.
Së këndejmi, ranë në ujdi në këmbim të një tufe delesh. Sahabiu në fjalë shkoi dhe i fryu duke lexuar suren Fatiha. Prijësi u shërua dhe u ngrit e ecte sikurse të mos i kishte ndodhur asgjë. Më pas ua bënë pagesën për të cilën kishin rënë në ujdi. Disa sahabë thoshin: “Ta ndajmë!” Ndërkaq, ai që i kishte bërë rukje, thoshte: “Jo, të presim derisa të shkojmë tek i Dërguari i Allahut ﷺ dhe t'i tregojmë. Të shohim çfarë po na urdhëron ai.”
Kur arritën dhe i treguan të Dërguarit të Allahut ﷺ rreth kësaj ndodhie, tha: “E si e dije që ajo (surja Fatiha) është rukje?” Pastaj tha: “Ia keni qëlluar. Ndajeni mes vete dhe lërmëni edhe mua një pjesë.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 5749

Hadithe të ngjashme: Shiko (4)

Fjalë të panjohura?

40. Nënkapitulli: Prekja e pjesës së sëmurë me dorën e djathtë gjatë rukjes

5750. Nga: Aishe bint Ebu Bekri

Abdullah ibn Ebu Shejbe më ka thënë: Na ka treguar Jahjai, e ky nga Sufjani, e ky nga Ameshi, e ky nga Muslimi, e ky nga Mesruku se Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Pejgamberi ﷺ u bënte rukje disa të sëmurëve duke ua vënë dorën e djathtë sipër dhe duke lexuar: “Edhhibil bes rabe nas, veshfi, ente shafi, la shifae ila shifauke, shifaen la jugadiru sekamen (O Zoti i njerëzve! Largoje dhimbjen! Shëro, sepse Ti je Shëruesi, nuk ka shërim përpos shërimit Tënd, shërim i cili nuk lë sëmundje)!”

Këtë ia përmenda Mesurit e ai më tregoi ngjashëm nga Ibrahimi, e ky nga Mesruku, e ky nga Aishja.

Referenca: Sahihu i Buhariut 5750

Hadithe të ngjashme: Shiko (3)

Fjalë të panjohura?