Hadithet e ngjashme me hadithin 223
Hadithet shfaqen vetëm disa kapitujve, deri pas botimit.
223. Nga: Umu Kajs bint Mihsani
Abdullah ibn Jusufi na ka thënë: Na ka rrëfyer Maliku, e ky nga Ibn Shihabi, e ky nga Ubejdullah ibn Abdullah ibn Utbe se Umu Kajs bint Mihsani (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se tek i Dërguari i Allahut ﷺ çoi një fëmijë të vetin, që ende nuk kishte filluar të hante ushqim. I Dërguari i Allahut ﷺ e uli në prehër, e foshnja i urinoi në rrobë. Kështu, Pejgamberi ﷺ kërkoi ujë dhe e spërkati vendin e urinuar, e nuk e lau atë.
Referenca: Sahihu i Buhariut 223
Fjalë të panjohura?