Hadithet e ngjashme me hadithin 464
Hadithet shfaqen vetëm disa kapitujve, deri pas botimit.
1626. Nga: Umu Seleme
Abdullah ibn Jusufi na ka thënë: Na ka rrëfyer Maliku, e ky nga Muhamed ibn Abdurrahmani, e ky nga Urve, e ky nga Zejnebja se Umu Seleme, gruaja e Pejgamberit ﷺ, tregon: Iu ankova Pejgamberit ﷺ (se nuk ndihesha mirë) [t]: Muhamed ibn Harbi më ka thënë: Na ka treguar Ebu Mervani Jahja ibn Ebu Zekerija Gasaniu, e ky nga Hisham ibn Urve se Umu Seleme (Allahu qoftë i kënaqur me të!), gruaja e Pejgamberit ﷺ, tregon se i Dërguari i Allahut ﷺ, duke qenë në Mekë dhe në përgatitje e sipër për t'u larguar, meqë Umu Seleme ende nuk e kishte kryer tavafin, i tha: “Kur të thirret ikameti për namazin e sabahut, teksa njerëzit falen, bëje tavafin mbi deve.” Ashtu veproi, por nuk arriti t'i falë (dy rekatet e tavafit) derisa doli (jashtë Haremit, të cilat i fali më pas).
Referenca: Sahihu i Buhariut 1626
Fjalë të panjohura?
464. Nga: Umu Seleme
Abdullah ibn Jusufi na ka thënë: Na ka rrëfyer Maliku, e ky nga Muhamed ibn Abdurrahman ibn Neufeli, e ky nga Urve, e ky nga Zejnebe bint Ebu Seleme se Umu Seleme (Allahu qoftë i kënaqur me të!) ka thënë: “Iu ankova të Dërguarit të Allahut ﷺ se nuk ndihesha mirë, e në atë rast më tha: “Kryeje tavafin mbrapa njerëzve duke qenë sipër devesë.”
Teksa unë e kryeja tavafin, i Dërguari i Allahut ﷺ falej pranë Qabesë dhe e këndonte suren Tur.”
Referenca: Sahihu i Buhariut 464
Fjalë të panjohura?
1619. Nga: Umu Seleme
Ismaili na ka thënë: Na ka treguar Maliku, e ky nga Muhamed ibn Abdurrahman ibn Neufeli, e ky nga Urve ibn Zubejri, e ky nga Zejnebe bint Ebu Seleme se Umu Seleme (Allahu qoftë i kënaqur me të!), gruaja e Pejgamberit ﷺ, tregon: “Iu ankova të Dërguarit të Allahut ﷺ se nuk ndihesha mirë, e në atë rast më tha: “Bëje tavafin mbrapa turmës së njerëzve, hipur mbi kafshë.” Teksa unë e bëja tavafin, i Dërguari i Allahut ﷺ e falte namazin e sabahut, afër Qabesë dhe e këndonte suren Tur.”
Referenca: Sahihu i Buhariut 1619
Fjalë të panjohura?
1633. Nga: Umu Seleme
Abdullah ibn Mesleme na ka thënë: Na ka treguar Maliku, e ky nga Muhamed ibn Abdurrahman ibn Neufeli, e ky nga Urve, e ky nga Zejnebe bint Umu Seleme se Umu Seleme (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Iu ankova të Dërguarit të Allahut ﷺ se nuk ndihesha mirë, e në atë rast më tha: “Bëje tavafin mbrapa turmës së njerëzve duke qenë sipër kafshës.” Teksa unë e bëja tavafin, i Dërguari i Allahut ﷺ falej pranë Qabesë duke e kënduar suren Tur.”
Referenca: Sahihu i Buhariut 1633
Fjalë të panjohura?