Hadithet e ngjashme me hadithin 7134

Hadithet shfaqen vetëm disa kapitujve, deri pas botimit.

1881. Nga: Enes ibn Malik Ensariu

Ibrahim ibn Mundhiri na ka thënë: Na ka treguar Velidi, e këtij i ka treguar Ebu Amri, e këtij i ka treguar Is'haku se Enes ibn Maliku (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Dexhalli do të shkelë në çdo vend, përveç Mekës dhe Medinës. Në çdo hyrje të tyre (Mekës dhe Medinës) ka melekë të rreshtuar, që i ruajnë ato. Medina do të dridhet me banorët e saj tri herë dhe Allahu do të nxjerrë (prej saj) çdo jobesimtar dhe hipokrit.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 1881

Fjalë të panjohura?