16. Pijet
393. Nga: Abdullah ibn Omeri
Abdullah ibn Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) tregon: “Omeri ligjëroi prej minberit të të Dërguarit të Allahut ﷺ dhe tha: “Kur zbriti ndalesa për alkoolin, përfshinte pesë lloje:
1. Rrushin,
2. Hurmat,
3. Mjaltin,
4. Elbin, dhe
5. Grurin.
Alkool konsiderohet çdo gjë që merr mendjen.
Do të dëshiroja që i Dërguari i Allahut ﷺ të mos ndahej prej nesh pa na i sqaruar tri gjëra:
1. (Trashëgiminë) e gjyshit,
2. Kelalen (trashëgiminë e atij që s'ka lënë as prindër, as fëmijë), dhe,
3. Disa kapituj të kamatës.”
Referenca: Umdetul Ahkam 393
394. Nga: Aishe bint Ebu Bekri
Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “I Dërguari i Allahut ﷺ u pyet për mushtin e prodhuar prej mjaltit, e në atë rast tha: “Çdo pije dehëse është haram.”
Referenca: Umdetul Ahkam 394
395. Nga: Abdullah ibn Abasi
Abdullah ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) tregon se Omeri dëgjoi se filani shiti alkool dhe tha: “Allahu e vraftë filanin! A nuk e di ai se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Allahu i mallkoftë hebrenjtë! Kur iu bë haram dhjami, ata e shkrinin atë, pastaj e shitnin.”
Referenca: Umdetul Ahkam 395