Kutejbe ibn Seidi na ka thënë: Na ka treguar Jakub ibn Abdurrahmani, e ky nga Ebu Hazimi se Sehël ibn Sad Saidiu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se i Dërguari i Allahut ﷺ dëgjoi se në fisin e Amër ibn Aufit kishte mosmarrëveshje. Pejgamberi ﷺ shkoi me disa shokë që t'i pajtojë mes vete dhe u vonua derisa hyri koha e namazit. Kështu, Bilali shkoi tek Ebu Bekri dhe i tha: “O Ebu Bekër, koha e namazit ka hyrë, ndërkohë Pejgamberi ﷺ u vonua, a po ua fal njerëzve namazin?” - Po, nëse dëshiron, - tha Ebu Bekri. Bilali e thirri ikametin, e në atë rast Ebu Bekri doli para njerëzve dhe mori tekbirin. Ndërkohë, Pejgamberi ﷺ erdhi dhe kaloi nëpërmjet safave, derisa arriti në saf (të parë). Njerëzit filluan t'u binin shuplakave, por Ebu Bekri nuk shpërqendrohej nga namazi i tij. Kur e tepruan (së rëni shuplakave), ai shikoi dhe e pa Pejgamberin ﷺ. I Dërguari i Allahut ﷺ i bëri me shenjë, duke e urdhëruar që të vazhdonte namazin. Por, Ebu Bekri i ngriti duart, e falënderoi Allahun dhe u tërhoq mbrapa, derisa u rreshtua në saf, kurse i Dërguari i Allahut ﷺ kaloi përpara dhe ua fali njerëzve namazin. Pasi e kreu, u kthye nga njerëzit dhe tha: “O ju njerëz! Ç'është puna juaj që u rënkeni shuplakave kur ju shqetësuaka diçka në namaz? Rrahja e shuplakave është për gratë. E, nëse dikujt i ndodh diçka e rëndësishme në namaz, le të thotë “subhanallah”, sepse çdokush që dëgjon tek thuhet “subhanallah”, kthehet. O Ebu Bekër, çfarë të pengoi që të vazhdoje namazin pasi bëra me shenjë?” - Nuk i takon të birit të Ebu Kuhafës t'i prijë të Dërguarit të Allahut ﷺ në namaz, - iu përgjigj ai.
حَدَّثَنَا قُتَيْبَةُ بْنُ سَعِيدٍ: حَدَّثَنَا يَعْقُوبُ بْنُ عَبْدِ الرَّحْمَنِ، عَنْ أَبِي حَازِمٍ، عَنْ سَهْلِ بْنِ سَعْدٍ السَّاعِدِيِّ - رضى الله عنه -: أَنَّ رَسُولَ اللَّهِ ﷺ بَلَغَهُ أَنَّ بَنِي عَمْرِو بْنِ عَوْفٍ كَانَ بَيْنَهُمْ شَىْءٌ فَخَرَجَ رَسُولُ اللَّهِ ﷺ يُصْلِحُ بَيْنَهُمْ فِي أُنَاسٍ مَعَهُ، فَحُبِسَ رَسُولُ اللَّهِ ﷺ وَحَانَتِ الصَّلاَةُ فَجَاءَ بِلاَلٌ إِلَى أَبِي بَكْرٍ - رضى الله عنه - فَقَالَ: يَا أَبَا بَكْرٍ إِنَّ رَسُولَ اللَّهِ ﷺ قَدْ حُبِسَ وَقَدْ حَانَتِ الصَّلاَةُ فَهَلْ لَكَ أَنْ تَؤُمَّ النَّاسَ؟ قَالَ: نَعَمْ إِنْ شِئْتَ. فَأَقَامَ بِلاَلٌ وَتَقَدَّمَ أَبُو بَكْرٍ - رضى الله عنه - فَكَبَّرَ لِلنَّاسِ وَجَاءَ رَسُولُ اللَّهِ ﷺ يَمْشِي فِي الصُّفُوفِ حَتَّى قَامَ فِي الصَّفِّ، فَأَخَذَ النَّاسُ فِي التَّصْفِيقِ، وَكَانَ أَبُو بَكْرٍ - رضى الله عنه - لاَ يَلْتَفِتُ فِي صَلاَتِهِ، فَلَمَّا أَكْثَرَ النَّاسُ الْتَفَتَ فَإِذَا رَسُولُ اللَّهِ ﷺ فَأَشَارَ إِلَيْهِ رَسُولُ اللَّهِ ﷺ يَأْمُرُهُ أَنْ يُصَلِّيَ، فَرَفَعَ أَبُو بَكْرٍ - رضى الله عنه - يَدَيْهِ فَحَمِدَ اللَّهَ وَرَجَعَ الْقَهْقَرَى وَرَاءَهُ حَتَّى قَامَ فِي الصَّفِّ، فَتَقَدَّمَ رَسُولُ اللَّهِ ﷺ فَصَلَّى لِلنَّاسِ فَلَمَّا فَرَغَ أَقْبَلَ عَلَى النَّاسِ فَقَالَ: "يَا أَيُّهَا النَّاسُ! مَا لَكُمْ حِينَ نَابَكُمْ شَىْءٌ فِي الصَّلاَةِ أَخَذْتُمْ فِي التَّصْفِيقِ؟، إِنَّمَا التَّصْفِيقُ لِلنِّسَاءِ، مَنْ نَابَهُ شَىْءٌ فِي صَلاَتِهِ فَلْيَقُلْ: سُبْحَانَ اللَّهِ. فَإِنَّهُ لاَ يَسْمَعُهُ أَحَدٌ حِينَ يَقُولُ: سُبْحَانَ اللَّهِ إِلاَّ الْتَفَتَ، يَا أَبَا بَكْرٍ! مَا مَنَعَكَ أَنْ تُصَلِّيَ لِلنَّاسِ حِينَ أَشَرْتُ إِلَيْكَ؟" فَقَالَ أَبُو بَكْرٍ - رضى الله عنه -: مَا كَانَ يَنْبَغِي لاِبْنِ أَبِي قُحَافَةَ أَنْ يُصَلِّيَ بَيْنَ يَدَىْ رَسُولِ اللَّهِ ﷺ.