Esbegu na ka treguar nga Ibn Vehbiu, e këtij i ka rrëfyer Amri, e ky nga Seid ibn Harith Ensariu se Abdullah ibn Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) tregon: “Kur u sëmur Sad ibn Ubade, Pejgamberi ﷺ, Abdurrahman ibn Aufi, Sad ibn Ebu Vekasi dhe Abdullah ibn Mesudi shkuan për ta vizituar. Kur hyri, e gjeti atë në mesin e familjarëve të vet (të cilët e kishin rrethuar). Pejgamberi ﷺ pyeti: “Ka vdekur?” - Jo, o i Dërguari i Allahut, - i thanë. Pejgamberi ﷺ qau e, kur ata e panë duke qarë, qanë edhe vetë. Atëherë ai tha: “A nuk e dini se Allahu nuk dënon për lotin e syrit e as për pikëllimin e zemrës, por dënon ose mëshiron për këtë, - dhe bëri me shenjë nga gjuha e tij. - I vdekuri dënohet për shkak të të qarit (vajtimit) që e bën familja e vet për të.” Për këtë (për vajtim), Omeri ndodhte të godiste ndokënd me shkop, ta gjuante me gur ose t'i hidhte dhé.”
حَدَّثَنَا أَصْبَغُ، عَنِ ابْنِ وَهْبٍ قَالَ: أَخْبَرَنِي عَمْرٌو، عَنْ سَعِيدِ بْنِ الْحَارِثِ الأَنْصَارِيِّ، عَنْ عَبْدِ اللَّهِ بْنِ عُمَرَ - رضى الله عنهما - قَالَ: اشْتَكَى سَعْدُ بْنُ عُبَادَةَ شَكْوَى لَهُ فَأَتَاهُ النَّبِيُّ ﷺ يَعُودُهُ مَعَ عَبْدِ الرَّحْمَنِ بْنِ عَوْفٍ وَسَعْدِ بْنِ أَبِي وَقَّاصٍ وَعَبْدِ اللَّهِ بْنِ مَسْعُودٍ - رضى الله عنهم - فَلَمَّا دَخَلَ عَلَيْهِ فَوَجَدَهُ فِي غَاشِيَةِ أَهْلِهِ فَقَالَ: "قَدْ قَضَى؟" قَالُوا: لاَ يَا رَسُولَ اللَّهِ. فَبَكَى النَّبِيُّ ﷺ فَلَمَّا رَأَى الْقَوْمُ بُكَاءَ النَّبِيِّ ﷺ بَكَوْا فَقَالَ: " أَلاَ تَسْمَعُونَ؟ إِنَّ اللَّهَ لاَ يُعَذِّبُ بِدَمْعِ الْعَيْنِ، وَلاَ بِحُزْنِ الْقَلْبِ، وَلَكِنْ يُعَذِّبُ بِهَذَا - وَأَشَارَ إِلَى لِسَانِهِ - أَوْ يَرْحَمُ وَإِنَّ الْمَيِّتَ يُعَذَّبُ بِبُكَاءِ أَهْلِهِ عَلَيْهِ". وَكَانَ عُمَرُ - رضى الله عنه - يَضْرِبُ فِيهِ بِالْعَصَا، وَيَرْمِي بِالْحِجَارَةِ وَيَحْثِي بِالتُّرَابِ.