Sahihu i Buhariut — Hadithi 1304

44. Nënkapitulli: Të qarët në prani të të sëmurit

1304. Nga: Abdullah ibn Omeri

Esbegu na ka treguar nga Ibn Vehbiu, e këtij i ka rrëfyer Amri, e ky nga Seid ibn Harith Ensariu se Abdullah ibn Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) tregon: “Kur u sëmur Sad ibn Ubade, Pejgamberi ﷺ, Abdurrahman ibn Aufi, Sad ibn Ebu Vekasi dhe Abdullah ibn Mesudi shkuan për ta vizituar. Kur hyri, e gjeti atë në mesin e familjarëve të vet (të cilët e kishin rrethuar). Pejgamberi ﷺ pyeti: “Ka vdekur?”

- Jo, o i Dërguari i Allahut, - i thanë.

Pejgamberi ﷺ qau e, kur ata e panë duke qarë, qanë edhe vetë. Atëherë ai tha: “A nuk e dini se Allahu nuk dënon për lotin e syrit e as për pikëllimin e zemrës, por dënon ose mëshiron për këtë, - dhe bëri me shenjë nga gjuha e tij. - I vdekuri dënohet për shkak të të qarit (vajtimit) që e bën familja e vet për të.”

Për këtë (për vajtim), Omeri ndodhte të godiste ndokënd me shkop, ta gjuante me gur ose t'i hidhte dhé.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 1304

Fjalë të panjohura?