Muala ibn Esedi na ka thënë: Na ka treguar Vuhejbi, e ky nga Hishami, e ky nga babai i tij se Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Kur shkova tek Ebu Bekri, më tha: - Me sa (rroba) e keni qefinosur Pejgamberin ﷺ? - Me tri rroba të bardha jemenase, pa këmishë dhe pa çallmë, - iu përgjigja. - Cilën ditë ka vdekur i Dërguari i Allahut ﷺ? - pyeti ai. - Të hënën, - thashë. - Çfarë dite është sot? - pyeti. - Ditë e hënë, - iu përgjigja. - Shpresoj që edhe unë të vdes (sot) në periudhën (kohën) ndërmjet kohës së tanishme dhe natës, - tha ai. Shikoi një rrobë, që e vishte gjatë sëmundjes, e cila kishte gjurmë shafrani dhe tha: - Pastrojeni këtë rrobë, ia bashkëngjitni edhe dy rroba të tjera dhe më qefinosni me to. - Kjo është e vjetër, - i thashë. - I gjalli e meriton të rejën më shumë sesa i vdekuri, kurse ky (qefini) është sa për të ndalur gjakun dhe qelbin, - tha ai. Ai vdiq mbrëmjen e së martës [1] dhe u varros para mëngjesit.”
حَدَّثَنَا مُعَلَّى بْنُ أَسَدٍ: حَدَّثَنَا وُهَيْبٌ، عَنْ هِشَامٍ، عَنْ أَبِيهِ، عَنْ عَائِشَةَ - رضى الله عنها - قَالَتْ: دَخَلْتُ عَلَى أَبِي بَكْرٍ - رضى الله عنه - فَقَالَ: فِي كَمْ كَفَّنْتُمُ النَّبِيَّ ﷺ؟ قَالَتْ: فِي ثَلاَثَةِ أَثْوَابٍ بِيضٍ سَحُولِيَّةٍ، لَيْسَ فِيهَا قَمِيصٌ وَلاَ عِمَامَةٌ. وَقَالَ لَهَا: فِي أَىِّ يَوْمٍ تُوُفِّيَ رَسُولُ اللَّهِ ﷺ؟ قَالَتْ: يَوْمَ الاِثْنَيْنِ. قَالَ: فَأَىُّ يَوْمٍ هَذَا؟ قَالَتْ: يَوْمُ الاِثْنَيْنِ. قَالَ: أَرْجُو فِيمَا بَيْنِي وَبَيْنَ اللَّيْلِ. فَنَظَرَ إِلَى ثَوْبٍ عَلَيْهِ كَانَ يُمَرَّضُ فِيهِ، بِهِ رَدْعٌ مِنْ زَعْفَرَانٍ فَقَالَ: اغْسِلُوا ثَوْبِي هَذَا، وَزِيدُوا عَلَيْهِ ثَوْبَيْنِ فَكَفِّنُونِي فِيهَا. قُلْتُ: إِنَّ هَذَا خَلَقٌ. قَالَ: إِنَّ الْحَىَّ أَحَقُّ بِالْجَدِيدِ مِنَ الْمَيِّتِ، إِنَّمَا هُوَ لِلْمُهْلَةِ. فَلَمْ يُتَوَفَّ حَتَّى أَمْسَى مِنْ لَيْلَةِ الثُّلاَثَاءِ وَدُفِنَ قَبْلَ أَنْ يُصْبِحَ.