Sahihu i Buhariut — Hadithi 1387

94. Nënkapitulli: Vdekja ditën e hënë

1387. Nga: Aishe bint Ebu Bekri

Muala ibn Esedi na ka thënë: Na ka treguar Vuhejbi, e ky nga Hishami, e ky nga babai i tij se Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Kur shkova tek Ebu Bekri, më tha:

- Me sa (rroba) e keni qefinosur Pejgamberin ﷺ?

- Me tri rroba të bardha jemenase, pa këmishë dhe pa çallmë, - iu përgjigja.

- Cilën ditë ka vdekur i Dërguari i Allahut ﷺ? - pyeti ai.

- Të hënën, - thashë.

- Çfarë dite është sot? - pyeti.

- Ditë e hënë, - iu përgjigja.

- Shpresoj që edhe unë të vdes (sot) në periudhën (kohën) ndërmjet kohës së tanishme dhe natës, - tha ai.

Shikoi një rrobë, që e vishte gjatë sëmundjes, e cila kishte gjurmë shafrani dhe tha:

- Pastrojeni këtë rrobë, ia bashkëngjitni edhe dy rroba të tjera dhe më qefinosni me to.

- Kjo është e vjetër, - i thashë.

- I gjalli e meriton të rejën më shumë sesa i vdekuri, kurse ky (qefini) është sa për të ndalur gjakun dhe qelbin, - tha ai.

Ai vdiq mbrëmjen e së martës[1] dhe u varros para mëngjesit.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 1387

Fjalë të panjohura?