Omer ibn Hafsi na ka thënë: Na ka treguar babai im, e këtij i ka treguar Ameshi, e këtij i ka treguar Shekiku, e ky nga Amër ibn Harithi, e ky nga Zejnebja, gruaja e Abdullahut; (Ameshi ka thënë) Këtë hadith ia përmenda Ibrahimit dhe më tregoi se Amër ibn Harithi ka transmetuar se Zejnebja, gruaja e Abdullahut (Allahu qoftë i kënaqur me ta!), ka thënë: “Kam qenë në xhami dhe kam parë Pejgamberin ﷺ duke thënë: “Jepni lëmoshë, qoftë dhe prej stolive tuaja.” Zejnebja jepte për Abdullahun dhe për disa jetimë, për të cilët përkujdesej, andaj i tha Abdullahut: - Pyete të Dërguarin e Allahut ﷺ: “A më pranohet lëmosha që e jap për ty dhe për jetimët që i kam nën përkujdesje?” - Pyete ti të Dërguarin e Allahut ﷺ, - më tha. Vajta te Pejgamberi ﷺ dhe aty hasa një grua ensare, e cila e kishte të njëjtin hall. Bilali kaloi pranë nesh, e në atë rast i thamë: “Pyete Pejgamberin ﷺ a më pranohet dhënia për burrin dhe për jetimët që i kam nën përkujdesje, por mos i trego cilat jemi.” Ai hyri dhe e pyeti.” - “Cilat janë ato?” - pyeti Pejgamberi ﷺ. - Zejnebja, - iu përgjigj Bilali. - “Cila Zejnebe?” - pyeti. - Gruaja e Abdullahut (Ibn Mesudit), - iu përgjigj. - “Po, ajo i fiton dy shpërblime: shpërblimin e (kujdesit ndaj) farefisnisë dhe lëmoshës”, - tha Pejgamberi ﷺ.
حَدَّثَنَا عُمَرُ بْنُ حَفْصٍ: حَدَّثَنَا أَبِي: حَدَّثَنَا الأَعْمَشُ قَالَ: حَدَّثَنِي شَقِيقٌ، عَنْ عَمْرِو بْنِ الْحَارِثِ، عَنْ زَيْنَبَ، امْرَأَةِ عَبْدِ اللَّهِ - رضى الله عنهما - قَالَ: فَذَكَرْتُهُ لإِبْرَاهِيمَ فَحَدَّثَنِي إِبْرَاهِيمُ عَنْ أَبِي عُبَيْدَةَ عَنْ عَمْرِو بْنِ الْحَارِثِ عَنْ زَيْنَبَ امْرَأَةِ عَبْدِ اللَّهِ بِمِثْلِهِ سَوَاءً، قَالَتْ: كُنْتُ فِي الْمَسْجِدِ فَرَأَيْتُ النَّبِيَّ ﷺ فَقَالَ: "تَصَدَّقْنَ وَلَوْ مِنْ حُلِيِّكُنَّ". وَكَانَتْ زَيْنَبُ تُنْفِقُ عَلَى عَبْدِ اللَّهِ وَأَيْتَامٍ فِي حَجْرِهَا، فَقَالَتْ لِعَبْدِ اللَّهِ: سَلْ رَسُولَ اللَّهِ ﷺ: أَيَجْزِي عَنِّي أَنْ أُنْفِقَ عَلَيْكَ وَعَلَى أَيْتَامِي فِي حَجْرِي مِنَ الصَّدَقَةِ؟ فَقَالَ: سَلِي أَنْتِ رَسُولَ اللَّهِ ﷺ. فَانْطَلَقْتُ إِلَى النَّبِيِّ ﷺ. فَوَجَدْتُ امْرَأَةً مِنَ الأَنْصَارِ عَلَى الْبَابِ، حَاجَتُهَا مِثْلُ حَاجَتِي، فَمَرَّ عَلَيْنَا بِلاَلٌ فَقُلْنَا: سَلِ النَّبِيَّ ﷺ: أَيَجْزِي عَنِّي أَنْ أُنْفِقَ عَلَى زَوْجِي وَأَيْتَامٍ لِي فِي حَجْرِي؟ وَقُلْنَا: لاَ تُخْبِرْ بِنَا. فَدَخَلَ فَسَأَلَهُ فَقَالَ: "مَنْ هُمَا؟" قَالَ: زَيْنَبُ. قَالَ: "أَىُّ الزَّيَانِبِ؟" قَالَ: امْرَأَةُ عَبْدِ اللَّهِ. قَالَ: "نَعَمْ، لَهَا أَجْرَانِ: أَجْرُ الْقَرَابَةِ وَأَجْرُ الصَّدَقَةِ".