Sahihu i Buhariut — Hadithi 1679

Haxhi · Transmetuesi: Esma bint Ebu Bekri

Shqip

Musededi na ka thënë: Na ka treguar Jahjai, e ky nga Ibn Xhurejxhi se Abdullahu, i çrobëruari i Esmës, tregon se Esma (Allahu qoftë i kënaqur me të!) u ndal në Muzdelife, në natën e Bajramit, u fal një copë herë, pastaj pyeti: - O djalosh, a perëndoi hëna? - Jo, - i thashë. Pastaj vazhdoi të falej edhe një copë herë dhe pyeti: - O djalosh, a perëndoi hëna? - Po, - i thashë. - Atëherë, të shkojmë, - tha ajo. U nisëm dhe shkuam te xhemra, ku i gjuajti guralecët dhe u kthye në tendën e saj për ta falur sabahun. I thashë: “Oj hallë! Më duket se u nisëm shumë herët (në errësirën e natës).” Ajo tha: “O djalosh, i Dërguari i Allahut ﷺ e ka lejuar këtë për gratë që kanë nevojë apo që barteshin me kabina .”

Arabisht

حَدَّثَنَا مُسَدَّدٌ، عَنْ يَحْيَى، عَنِ ابْنِ جُرَيْجٍ قَالَ: حَدَّثَنِي عَبْدُ اللَّهِ، مَوْلَى أَسْمَاءَ عَنْ أَسْمَاءَ: أَنَّهَا نَزَلَتْ لَيْلَةَ جَمْعٍ عِنْدَ الْمُزْدَلِفَةِ، فَقَامَتْ تُصَلِّي، فَصَلَّتْ سَاعَةً، ثُمَّ قَالَتْ: يَا بُنَىَّ هَلْ غَابَ الْقَمَرُ؟ قُلْتُ: لاَ. فَصَلَّتْ سَاعَةً. ثُمَّ قَالَتْ: يَا بُنَىَّ هَلْ غَابَ الْقَمَرُ؟ قُلْتُ: نَعَمْ. قَالَتْ: فَارْتَحِلُوا. فَارْتَحَلْنَا. وَمَضَيْنَا حَتَّى رَمَتِ الْجَمْرَةَ، ثُمَّ رَجَعَتْ فَصَلَّتِ الصُّبْحَ فِي مَنْزِلِهَا. فَقُلْتُ لَهَا: يَا هَنْتَاهْ! مَا أُرَانَا إِلاَّ قَدْ غَلَّسْنَا. قَالَتْ: يَا بُنَىَّ، إِنَّ رَسُولَ اللَّهِ ﷺ أَذِنَ لِلظُّعُنِ.

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/1679